Nga Kim Mehmeti

“Nëpër vendbanimet tona nuk ka librari e biblioteka, por në çdo lagje ka nga një palestër për mirëmbajtjen e trupit, sepse te ne nuk është e turpshme të jesh ‘trutrashë’, por truptrashë: vashat tona nuk e vlerësojnë djalin nëpërmjet asaj që ka në kokë e shpirt, por për nga marka e xhipit që ai grahë!”

EQREM ÇABEJ – HIMNI I FLAMURIT

Një sprovë e hershme për Himn të Flamurit nga Eqrem Çabej. Për respekt të pjesëmarrësve të tjerë në konkursin e zhvilluar për himnin, Çabej e pati tërhequr nga gara.

Disa poezi nga Agron Tufa

-GUR

Të jem herë herë pas here gur,
është diçka që më jepet.
Dhimbjet s’shohin dritë kurrë,
si paja mortesh në sepetet.

Disa poezi të mrekullueshme nga Skender Rusi

S’DI Ç’TË TË THEM

Nuk po mësohem dot pa ty,
Ti paske qenë
(S’di ç’të të them!)
Nga gjithë ç’kam dhe sheh me sy,
Nuk e gjen dot ç’pjesë më dhemb!

21 thënje nga Henry Ford

“Dështimi është vetëm mundësia që të fillosh edhe njëherë në mënyrë më të mençur.”

23 shprehje briliante nga Dostoevsky!

“Në një zemër që dashuron vërtet, ose xhelozia vret dashurinë ose dashuria vret xhelozinë.”

Fragmente të shkëputura nga kryeveprat!

“Dhe pastaj pyet veten ku janë ëndrrat e tua. Dhe duke tundur kokën thua: Sa shpejt ikin vitet! Dhe përsëri pyet veten: Ç’bëre me vitet e tua? Ku e varrose kohën tënde më të mirë?

“Digjem në ferr” – vargje nga Bukowski

Digjem në ferr
kjo pjesë e imja që nuk gjen rehat në asnjë vend
ndërkohë që të tjerët gjejnë gjëra
për të bërë
në kohën që kanë,
vende për të shkuar
bashkë,
gjëra për të thënë.

Mbi xhelozinë – Carlos Fuentes

Xhelozia vret dashurinë, por jo dëshirën. Ky është ndëshkimi i vërtetë i pasionit të tradhtuar. Urren gruan që prishi paktin e dashurisë, por vazhdon ta dëshirosh, sepse tradhtia e saj qe prova e vetë pasionit të saj. Xhelozia tregon se një lidhje dashurie nuk mbaron me mospërfillje. E dashura që na braktis duhet të ketë zgjuarsinë për të na fyer, poshtëruar dhe sulmuar egërsisht që të mos e harrojmë e të tërhiqemi me durim, që të vazhdojmë ta lakmojmë në emrin zvetënues të atij vullneti erotik që është xhelozia.

Erich Fromm: “Mërzia është vuajtja e vërtetë”

“Njerëzit nuk e kuptojnë aq sa duhet ose, thënë ndryshe, nuk janë të vetëdijshëm në masën e duhur që mërzia është vuajtje. Ai që gjëndet i mbyllur në një qeli izolimi, ose edhe ai që për një arsye të çfarëdoshme nuk di çfarë të bëjë me veten e tij, në rast se e ka në vetvete mundësinë të bëjë diçka të gjallë, të prodhojë diçka, të priret kah përsiatja, do ta ndjejë mërzinë si një peshë të rëndë, si një barrë, si një paralizë së cilës nuk ia gjen shkakun.

MË TË POPULLARIZUARAT

MË TË LEXUARAT

Poezi nga Rabindranath Tagore.

Eja ashtu si je, mos humb kohë me tualet, Nëse gërsheti t’është prishur, apo flokun s’e ke drejt, Nëse kordelin në bel s’e ke lidhur, nuk...

I mbetuni