“Ne me lehtësi mund ta falim një fëmijë që ka frikë nga errësira; tragjedia e vërtetë e jetës është kur i rrituri ka frikë nga drita.”

“Vetëm të vdekurit e kanë parë fundin e luftës.”

“Mos e ushtroni fëmijën të mësojë përmes forcës ose ashpërsisë; drejtojeni atë drejt dijes përmes asaj që e argëton mendjen e tij dhe në këtë mënyrë ju do jeni në gjendje ta zbuloni me saktësi prirjen për gjenialitet të secilit.”

“Injoranca, rrënja dhe burimi i çdo të keqeje.”

“Masa e një burri është se çfarë bën ai me pushtetin.”

“Nëse presim prej grave t’i bëjnë gjërat e njejta sikur burra, atëherë atyre duhet të mësojmë të njejtat gjëra.”

“Dhe kur njëri nga ta e takon gjysmën tjetër, gjysmën e tanishme të vetes së vetë, qoftë ai një dashnor i rinisë apo ndonjë llojë tjetër dashnori, dyshja humbet në ngazëllimin e dashurisë, të miqësisë dhe intimitetit dhe njëri nuk do të jetë për asnjë moment jasht vështrimit të tjetrit, madje për asnjë moment të vetëm.”

“Ata që i rrëfejnë tregimet, ata e sundojnë shoqërinë.”

“Shprehitë njerëzore rrjedhin nga tre burime kryesore: dëshira, emocioni dhe njohja.”

‘Edukim është t’i mësojmë fëmijët tanë t’i dëshirojnë gjërat e drejta.”

“Janë tre klasa të njerëzve: ata që e duan mençurinë, ata që e duan nderin dhe ata që e duan përfitimin.”

“Guxim është ta dish nga çka të mos kesh frikë.”

“Nuk duhet ta nderosh njeriun më shumë se të vërtetën.”

“Një shtëpi që e ka një bibliotek, ajo e ka një shpirt.”

“Nevoja është nëna e shpikjes.”

“Ata që janë të aftë të shohin përtej hijeve dhe gënjeshtrave të kulturës së tyre, kurr nuk do të kuptohen, e lëre më të besohen, nga masat.”

“Një enë e zbrazët e bën zhurmën më të madhe, njësoj janë edhe ata që kanë pak mençuri; ata janë llafazanët më të mëdhenjë.”

“Dashuria është thjesht emri për dëshirën dhe kërkimin e së plotës.”

“Dashuria është e lindur brenda secilës qënie njerëzore; ajo i bën thirrje për bashkim dy gjysmave në natyrës sonë origjinale; ajo provon të bëjë ‘Një’ nga ‘Dy’ dhe t’i shërojë plagët e natyrës njerëzore.”

“Një hero lind mes njëqind njerëzve, një i mençur gjendet mes njëqind njerëzve, mirëpo një i kompletuar nuk mund të gjendet madje as mes njëqindmijë njerëzve.”

“Njeriu është krijesë në kërkim të kuptimit.”

“Miqësia e vërtetë mund të ekzistojë vetëm mes të barabartëve.”

“Fjalët e rreme jo vetëm që janë të këqija në vetëvete, por ato e infektojnë edhe shpirtin me djallëzi.”

– Platoni

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu