– Martin Luther King Jr.

“Shkenca hulumton; religjioni interpreton. Shkenca i jep njeriut dije e cila është pushtet; religjioni është i jep njeriut mençuri e cila është kontroll. Shkenca kryesisht ka të bëjë me faktet, ndërsa religjioni me vlerat. Këto dyja nuk janë rivale.”

“Nuk mund të ketë zhgënjim të thellë aty nuk ka pasur dashuri të thellë.”

“Dashuria është e vetmja forcë e cila një armik mund ta kthej në një mik.”

“Ata që e duan paqen duhet të mësojnë të organizohen po aq efektivisht sikur ata që e duan luftën.”

“Tragjedia përfundimtare nuk është shtypja dhe mizoria nga njerëzit e këqinj, por heshtja rreth kësaj nga njerëzit e mirë.”


– Arthur Schopenhauer

“Talenti e godet shënjestrën të cilën askush nuk mund ta godas. Gjeniu e godet shënjestrën të cilën askush nuk mund ta shoh.”

“Lumturia qëndron në përsëritjen e vazhdueshme të kënaqësisë.”

“Njerëzit e mëdhenjë janë sikur shqiponjat; ata i ndërtojnë folet e tyre në lartësitë e vetmuara.”

“Unë besoj se nëse një grua ka sukses në tërheqjen nga turma, ose më tepër ngritjen e vetes mbi turmën, atëherë ajo rritet vazhdimisht dhe me tepër se burri.”


– Sophocles

“Ju mund të vrisni një njeri, por s’mund ta vrisni një ide.”

“Askush nuk e do lajmëtarin që sjell lajme të këqia.”

“S’ka armik më të keq se këshilla e keqe.”

“I vetmi krim është krenaria.”

“Asgjë nuk do të më bëjë të vuajë më shumë se sa vdekja pa lavdi.”

“E vërteta gjithmonë është argumenti më i fortë.”

“Një shtet që është vetëm për një njeri, ai nuk është shtet i vërtetë.”


“Dashuria do të thotë ti besosh vetes pa garanci, ta japësh veten plotësisht tek shpresa se dashuria e juaj do të prodhojë dashuri tek personi që e dashuroni. Dashuria është një akt besimi. Kush beson pak, dashuron pak.”

– Erich Fromm


– John Updike

“Është e lehtë të dashurohen njerëzit në kujtime; e vështirë është ti duash ata kur janë këtu, para jush.”

“Ëndërrat realizohen. Pa këtë mundësia, natyra nuk do na nxiste ti kemi ato.”

“Dua të shkruaj libra të cilat zhbllokojnë rrëmujën e trafikut në kokën e secilit.”

“Ne jemi të destinuar për ta dashur njëri – tjetrin; ne vështirë se mund të ekzistojmë jashtë dashurisë sonë; pa të ne jemi thjeshtë kafshë, me një lindje dhe një vdekje dhe një frikë të vazhdushme në mes.”

“Artisti sjell diçka në botë e cila s’ka ekzistuar më parë dhe këtë ai e bënë pa shkatërruar diçka tjetër.”

“Më pelqejnë të moshuarit. Ata mund të jenë bastard të mrekullueshëm sepse s’kanë asgjë për të humbur. Të vetmit njerëz që mund të jenë vetja janë fëmijët dhe të moshuarit.”


– Dante Alighieri

“Shtegu për tek parajsa fillon në Ferr.”

“Një gjë sa më përfekte që është, aq më shumë ajo ndien dhimbje dhe kënaqësi.”

“Më të mençurit janë ata që mërziten më së shumti kur e humbasin kohën.”

“Djalli nuk është edhe aq i zi sa e pikturojnë.”

“Nuk ka dhimbje më të madhe se sa ta ri-kujtosh lumturinë në kohën e mjerimit.”

“Nëse e ndiqni prirjen tuaj natyrore, ju definitivisht do të shkoni në parajsë.”

“Dashuron pak ai që mund ti numëroj dhe ta thotë me fjalë se sa shumë dashuron.”/filozofia.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu