Çfarë ndodh kur kupton se nuk je i kënaqur aty ku je?

Ndoshta ju duhet të kishit shkuar në kolegj, por nuk e bët, ndoshta keni filluar një familje shumë shpejt, ndoshta ju keni larguar njerëz të rëndësishëm ose keni zgjedhur njerëz të gabuar të jenë afër jush.

Sido që të jetë, ekziston një pjesë tek ju që ndjen se diçka nuk është në rregull, por mendja juaj e ndërgjegjshme zgjedh të injorojë shenjat në mënyrë që të shmangë ndryshimin.

Është si të kuptosh që i ke dhënë aq shumë dikujt, por nuk arrite të shohësh se sa helmues dhe të gabuar janë për ju.

Kështu jemi ne njerëzit. Ne shmangim ndryshimin me çdo kusht dhe ne rrallë jemi mjaft të guximshëm për të filluar jetën tonë.

Edhe nëse përpiqeni ta luftoni atë, vetja juaj e brendshme do të gjejë mënyra për t’ju treguar se vërtet duhet të bëni një ndryshim, pavarësisht se sa i madh është ndryshimi dhe pa marrë parasysh sa e vështirë do të ishte të hidhni hapin e parë.

Cilat janë këto shenja:

  1. Ju po shikoni të kaluarën tuaj përmes një palë syzesh me ngjyrë trëndafili

Për një person që dëshpërimisht ka nevojë për ndryshim, jeta që ata e njohin, duket e sheshtë, e shurdhër dhe e pashpresë.

Njerëzit në këto situata priren të shikojnë mbrapa të kaluarën e tyre si diçka të përsosur, edhe pse ata janë të vetëdijshëm, thellë në zemrat e tyre, se gjërat që ata po i mbajnë mend nuk ishin aq perfekte.

Për shembull, nëse nuk jeni të kënaqur me marrëdhënien tuaj të tanishme, mund të jeni duke parë marrëdhëniet që keni pasur me ish-in tuaj në një mënyrë shumë jorealiste.

Ju me siguri po harroni për të gjitha gjërat e këqija që kan ndodhur mes jush dhe sigurisht që jeni duke u përqëndruar në gjërat romantike dhe emocionuese që keni bërë së bashku.

Pavarësisht nga të gjitha gabimet që ai ka bërë me ju, ju shihni vetëm gjërat e duhura gjë që ju ndalon të kuptoni se ju jeni me njeriun e gabuar tani.

Nëse është puna juaj me të cilën nuk jeni të kënaqur, mendoj se po mendoni për të gjitha mënyrat se si puna që keni pasur më parë ishte më e mirë, mbase madje edhe ndjeni keqardhje për braktisjen e saj.

Po, të gjithë ne rishikojmë të kaluarën tonë herë pas here, por nëse e kap veten shumë shpesh duke u endur në mendjen tuaj për darka me qirinjë me ish-in tuaj, është koha të vini në dyshim cilat janë gjërat në jetën tuaj të tanishme që ju bëjnë të pakënaqur.

  1. Ndiheni indiferentë

Asgjë nuk ju bën të lumtur. Gjërat që ishin një burim argëtimi më parë tani janë të mërzitshme.

Që nga çasti kur zgjoheni deri në momentin që shkoni në shtrat, asgjë nuk duket se nxjerr shkëndijën në ju.

Ju nuk jeni më të ngazëllyer nga gjërat, edhe nëse gjërat që ju ndodhin janë ose duhet të jenë emocionuese. Duket se as nuk mund të jeni e lumtur, as e trishtuar.

Ju duket se lundroni në mes, të paprekur por përgjithësisht të pakënaqur.

Të mos qenit në gjendje të ndjeni emocione në thelbin e qenies tuaj është një shenjë e qartë që nuk po e lejoni veten të ndiejë diçka dhe që shpesh mund të jetë mënyra e mendjes tuaj për të fshehur nevojën tuaj për ndryshim.

  1. Jeta e njerëzve të tjerë duket shumë më mirë

Secili nga ne ndonjëherë do të ndjehet sikur jeta jonë është në një farë mënyre më e keqe se jeta e njerëzve të tjerë.

Për një person që ka nevojë për ndryshimnë jetën e tij, jeta e pothuajse të gjithëve duket më e mirë se e tyre.

Ju mund të shihni një person të uritur duke kërkuar lëmosh dhe akoma të gjeni mënyra se si jeta e tyre është më tërheqëse ose më e vlefshme për të jetuar sesa është e juaja.

Nëse kjo nuk është një shenjë e qartë që ju nevojitet ndryshim, nuk e di se çfarë është.

Po, bari është zakonisht më i gjelbër nga ana tjetër, por të mendosh se jeta e të gjithëve është më emocionuese sesa e juaja është një shenjë e qartë që ju duhet një ndryshim i madh.

  1. Ju e keni ndaluar kujdesin për pamjen dhe shëndetin tuaj

Nëse arrini një fazë në jetën tuaj kur asgjë që keni planifikuar për të ardhmen, apo edhe për pjesën tjetër të ditës nuk ju bën të ndjeheni të ngazëllyer ose me energji, është e lehtë të bini në një rutinë.

Ju nuk shpenzoni shumë kohë për të zgjedhur rroba, ndoshta keni ndaluar ushtrimet nën ndonjë justifikim të rremë ose keni filluar të hani ushqim jo të shëndetshëm.

Nëse me të vërtetë nuk keni asgjë ose askënd në jetën tuaj për t’ju bërë të ndjeheni të ngazëllyer për t’u bër gati dhe të dilni jashtë, duhet të paktën të keni besim të mjaftueshëm për të dëshiruar të qëndroni të lumtur dhe të shëndetshëm.

Nëse vëreni se nuk ndodh më, është koha për të bërë ndryshime.

  1. Ju keni bërë disa zakone të reja jo të shëndetshme ose jeni kthyer në ato të vjetra

Nëse keni filluar pirjen e duhanit, pirjen ose zhvillimin e ndonjë lloj varësie (madje edhe një nga ato të padëmshme, si të shikoni shumë TV) ose jeni rikthyer në një mënyrë jetese të vjetër që ishte e keqe për ju në të kaluarën, kjo është ndoshta një shenjë që ju duhet të bëni një ndryshim të madh në jetën tuaj.

Mendja juaj po mundohet të çlirojë të gjithë energjinë negative të varrosur thellë brenda jush dhe gjithçka që helmi të gjejë rrugën e saj për të dalë.

Të ktheheni përsëri në varësitë tuaja të mëparshme ose të reja është mënyra juaj e vetë-qetësimit duke u përpjekur të ndihmoni veten të harroni çështjet tuaja sesa të merreni me to.

  1. Scott Fitzgerald dikur shkroi: “Unë shpresoj që të jetoni një jetë për të cilën jeni krenar, dhe nëse nuk jeni, shpresoj se keni guximin të filloni përsëri.”

Po ju keni bërë shumë për të krijuar një lloj pamje të caktuar për jetën tuaj, dhe thyerja duket si një humbje, por a nuk është një humbje shumë më e madhe që duhet të kaloni pjesën tjetër të jetës tuaj si pjesë e diçkaje që nuk të pëlqen?

Mbani në mend këtë dhe përpiquni të gjeni forcën për të rikrijuar veten.

Në fund të fundit, nëse nuk mund ta bëni veten të lumtur, me siguri askush tjetër nuk mund ta bëjë këtë për ju./filozofia.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu