Isha ulur në një tavolinë në breg ku thuajse deti ishte nën këmbët tona. Kështu dukej nga balkoni ku pinim kafen. Nën ndikimin e lehtë të verës njeriu çlirohet nga ankthi dhe mendimet, ose flet ose shkruan bukur. E kundërta që ndodhte me atë njeri dukej sikur dallga e detit e çlironte nga gjithçka. Ai shikonte andej duke pirë kafen, thua se atje lexonte ato çka thoshte.

– Djalosh dëgjoj me vëmëndje këto që do të them, dhe nguliti në tru. Mi kishin thënë edhe mua dikur, por nuk i dëgjova, sot është vonë, nuk ka kthim mbas. Shumë kohë më parë, kisha njohur dikë. Dinte gjithçka rreth meje, më njihte më shumë se kushdo. Nga detejat më të thjeshta deri si pija kafen në çfarë ore, kur isha me të mira dhe kur jo, dallonte më mirë

– Më falni që ju ndërpres, mund t’ju bëj një pyetje?

-Patjetër djalosh.

-Thoni që ju njihte mirë. Po ju e njihnit vallë atë??

– Mendoj po, nuk e di sa por mjaftueshëm, por…

Ndaloi për një çast nuk foli, pastaj u përgjigj:

– Nëse e kisha njohur, përse e bëra të iki larg meje????

Nuk kërkova falje të rrinte me mua, doja t’a bëja, por siç e shikon egoizmi është më i fortë nuk më la, fitoi. Ndërsa unë e lash të iki, nuk e ndala.

– Çfarë ndjet në çastin që largohej??

– Eh! Kur e pash që largohej me valixhen në dorë, mendova do të kthehet nuk mundemi pa njëri- tjetrin. Nuk e besova se mund të jetonte pa mua… Por ja që ndodhi, mundi ajo munda dhe unë.

Mori frymë thellë e lash të përhumbej për një çast mes kujtimesh.

– Kjo do të thotë që ju e keni dashur atë, përderisa e kujtoni me nostalgji?

U mendua pak, pastaj shtoi:

– Kur mendon se e ke gjetur dashurinë tënde, jo se ndryshon ,jo se bëhesh dikush tjetër. Por pa dashje shndërrohesh indiferent, dua të them mendon se gjithçka të sigurt. Ashtu ndihet edhe partneri jo vetëm ti, ti e shikon atë si idhull edhe pa lyer me flokët e shpupuritur. Por harron ta përkëdhelësh si dikur. E, aty e ke humbur lojën djalosh.

Fërkoi mjekrën me dorë duke pëshpëritur thellë.

Hëm! Mbas pak sekondave nis sërish bisedën.

-Ah! Edhe diçka djalosh; mos humb besimin në vetvete, por as tek të tjerët. Besimi është elementi kryesor i çdo lidhjeje. Ti mos e humb kurrë, shiko në thellësi, në thelb, se ndoshta mund të jesh edhe ti shkaktar i humbjes te dikush tjetër. Asnjëherë nuk është vetëm faji i njërit por i të dyve.

-Nëse ti beson se nuk je fajtor, çfarë ndodh atëherë?

-Atëherë ti largohesh nga të gjithë, sepse mendon se je i pafajshëm. Atëherë egoizmi fillon lëkundet midis dua dhe duhet. Nuk bën asnjë përpjekje të largosh. Tani rri numëroj orët, ditët e vetmisë, në çdo frymëmarrje në çdo mendim është ajo. Në qendër të gjithçkaje, jo nga keqardhja për të ose për veten, por se kisha nevojë të jetoja më shumë me të.

– Mendon se do të kthehet një ditë?

Buzëqeshi me ironi dhe dhimbje së bashku.

– Do të doja të fshiheshin gjithë sa ndodhën dhe sa nuk ndodhën. Të ishte pranë meje të flas emrin e saj, të ndjej aromën e saj. Por jeta nuk fal, mbase nuk ishim të lindur për njëri – tjetrin. Sepse kur dikë e do të jetë pjesë jotja, fletë pa filtra. Njeriu yt, nuk mund të hyj në një fjalë, as në disa çaste, por në ato çka ndjen.

U ngrit nga tavolina si përherë pa më parë në sy. Duke u larguar foli:

– Djalosh, mos harro nëse e gjen njeriun tënd mos e ngarko me role, detyra dhe tabela, por të jesh vetvetja dhe të jeni ju, jo unë dhe ti…

Me këto fjalë humbi në shkallët që të nxirrnin në rrugë../filozofia.al

Autore: Silvana Xhelaj Dh

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu