Paragrafe nga Libri

Ballina Paragrafe nga Libri Faqe 2

Fragmente nga Søren Kierkegaard!

0

“Femra është substancë, burri është reflektim. Prandaj ajo nuk zgjedh paraprakisht, por mashkulli e kërkon dhe atëherë ajo zgjedh. Por duke kërkuar, ai nuk bën gjë tjetër veçse një pyetje, ndërsa zgjedhja që bën femra nuk është gjë tjetër përveçse një përgjigje. Në një kuptim, mashkulli është shumë më tepër se femra, në një tjetër kuptim, ai është pafundësisht më pak… Çasti është gjithçka dhe brenda këtij çasti femra është gjithçka…”

Pjesë e shkëputur nga libri “Emancipimi i gruas”, Charles Bukowski (+18)

0

“Margie donte të dilte me njëfarë tipi, por ky tipi rrugës takoi një tjetër tip me pallto lëkure dhe tipi me pallto lëkure hapi pallton e lëkurës dhe ia tregoi atij tipit tjetër cicat dhe pastaj ky tipi shkoi te Margie dhe i tha se nuk mund të dilte me të ngaqë tipi me pallto të lëkurës ia kishte treguar cicat e veta dhe ky donte të shkonte ta qinte këtë tipin. Kështu që Margi shkoi ta takonte Carlin. Carli ishte aty dhe ajo u ul dhe i tha Carlit: “Njëfarë tipi donte të më çonte në një kafe që kishte tavolinat jashtë në kopsht dhe ne do të pinim verë dhe do të bisedonim, sall të pinim verë dhe të bisedonim, asgjë tjetër, ama ky tipi rrugës për tek unë takoi një tip tjetër me pallto lëkure, dhe ky tipi me pallto lëkure ia kishte treguar cicat e veta dhe tash ky tipi do ta qi tipin me pallto lëkure, ndërsa unë humba tavolinën time, verën dhe bisedën”.

Ismail Kadare mbi dëmin që perandoria osmane i ka bërë shkollës shqipe!

0

“Shqipja është një nga gjuhët më të zhvilluara flektive (me nyja e parafjalë). Falë kësaj cilësie e, padyshim, gjithë mekanizmave të tjerë të saj, ajo përballoi lehtë, shumë më lehtë se ushtritë e princave shqiptarë, sulmin osman. Sulmi i turqishtes, që ishte gjuhë aglutinative (që manovron me prapashtesa), ishte një lloj sulmi i një mamuthi të ngathët që lufton kryesisht me bisht kundër një luani që përdor më shumë dhëmbët dhe kthetrat. Asnjë gjuhë tjetër dhe asnjë shkollim në Europë nuk kanë pasur një martirizim të tillë: pesë shekuj dënim.

Sokrati: “Luftërat nuk i nxitë asgjë tjetër veçse lakmitë e trupit” (Dialog)

0

Sokrati: E si qëndrojnë gjërat në arritjen e njohjes? A pengon trupi gjatë kësaj apo nuk pengon nëse dikush e merr si bashkëpunëtor gjatë studimit? Mendoj, për shembull, kështu: A i ofrojnë sytë dhe veshët njeriu ndonjë të vërtetë, apo është ashtu siç na rrëfejnë poetët gjithmonë, asgjë të sigurtë as nuk shohim e as nuk dëgjojmë? Nëse këto shqisa nuk janë të mira e as të besueshme, tjerat mezi rrojnë. Se të gjitha të tjerat ngecin prapa tyre. Apo ti për to mendon ndryshe?

Fragmente nga Kahlil Gibran, Stephan Zweig dhe Paulo Coleho!

0

Kahlil Gibran“Profeti”

“Dashuria nuk posedon e as nuk mund të posedohet; sepse ajo është e mjaftueshme për veten. Dhe mos mendoni se ju mund ta drejtoni kursin e dashurisë; nëse asaj i dukeni i vlefshëm, ajo e drejton kursin tuaj. Dashuria nuk asnjë dëshirë tjetër përveç se ta përbush vetveten.

Osho për seksin, dashurinë dhe martesën!

0

Ata që më quajnë “guruja i seksit” janë komplet budallenj; nuk kuptojnë një gjë të thjeshtë, që e përsëris: Jam njeriu më anti-seks në botë. Nëse më dëgjojnë siç duhet nuk do të ketë pornografi, homoseksualë, lezbike – perversitete të çdo lloji. Dhe ju më quani “guru i seksit”! Mos harroni: seksi nuk gjendet në gjenitale, por në kokat tuaja. Ka një qendër aty që kontrollon veglat tuaja; prandaj, kur seksi përmbahet, nuk është punë gjenitalesh. Ka sekte Kristiane që janë vetëtredhur për të ruajtur beqarinë absolute. Por kjo nuk i çliron prej seksit, pasi qendra e vërtetë është në kokë, nga ku seksi është vetëm një zgjatim. Prandaj, kur fantazoni për seksin gjenitalet tuaja preken menjëherë: janë zgjatime të mendjes suaj. Dhe kur mendja përmbytet nga seksualiteti, shfaqet ajo që religjionet tuaja janë përgjegjëse: pornografia.

Kulmimi i romanit “Njëmijë diej vezullues” – letra e Xhalilit për të bijën!

0

 

“E dashura ime Mariam,

Lutem që kjo letër të të gjejë shëndoshë e mirë.

Siç e di edhe ti, erdha në Kabul një muaj më parë për të folur me ty. Por ti nuk doje të më takoje. Mbeta i zhgënjyer, megjithatë nuk të vë faj. Në vendi tënd edhe unë do të kasha bërë të njëjtën gjë. Privilegjin e dashurisë sate e kam humbur shumë kohë më parë dhe për këtë e kam gjithë fajin vetë. Por, nëse po e lexon këtë letër, atëherë duhet ta kesh lexuar dhe letrën që të lashë te dera. E ke lexuar dhe ke ardhur të takosh Mullah Faizullahun, siç të kërkoja që të bëje. Të jam mirënjohës për këtë, Mariam xho. Të jam mirënjohës për mundësinë që më dhe që të të them disa fjalë.

Copëza nga libri “Shënime nga nëntoka”, Fyodor Dostoevsky

0
Fyodor

“Duani të gjitha gjërat që janë krijuar nga Zoti, të tërën njësoj si dhe çdo kokërr të rërës. Duaje çdo fletë dhe çdo rreze të dritës. Duaji kafshët dhe zogjtë, duaji bimët, dashuroni çdo fragment të veçantë. Nëse ju doni çdo fragment, ju do të kuptoni misterin e Zotit. “

Shprehjet më të bukura nga “Padurimi i zemrës”, Stephan Zweig

0

“Që individi t’i kundërvihet veprimeve të organizuara, kërkohet diçka më tepër se gatishmëria për të notuar bashkë me rrymën, kërkohet burrëri, që po venitet dhe po zvetënohet aq ndjeshëm në këtë shekullin tonë të organizimit dhe të mekanizimit. Në luftë kam parë vetëm burrëri masive, burrëri njësiti luftarak. Them se pas kësaj fshihet krekosja dhe sqima, mendjelehtësia dhe mërzia, por mbi të gjitha qëndron frika. Është frika e veçimit nga togu i njerëzve, frika nga përqeshja e të tjerëve, nga veprimet e pavarura dhe, kryesorja, tuta për t’iu kundërvënë vrullit të përgjitshëm. Shumicën e atyre që i mbanin në front për trima i kam njohur vetë. Dhe do të ju lutesha të mos mendoni se mos unë vetë bëj ndonjë përjashtim.”

Fragment nga libri “Djajtë”, Fyodor Dostoevsky

0

“- Po përpiqem të gjej arsyen, përse njerëzit nuk kanë guxim të vrasin veten. Kjo është.
– Si kështu, nuk kanë guxim! Po pse pak vetëvrasje bëhen?
– Shumë pak.
– Këtë mendim keni?

MË TË POPULLARIZUARAT

MË TË LEXUARAT

80 shprehje filozofike nga Arthur Schopenhauer!

Arthur Schopenhauer (1788-1860) ishte filozof gjerman. Më së shumti është i njohur për veprën “Bota si vullnet dhe përfaqësim”, që u botua në vitin...

Fragment inspirues nga Osho!