Paragrafe nga Libri

Ballina Paragrafe nga Libri Faqe 3

Solzhenicin: Të jetosh pa gënjeshtrën – “Kështu u rezistohet gënjeshtrave të pushtetit”!

0

Dhuna “plaket” po kaq shpejt, dhe pa kaluar shumë vite, nuk është më kaq e sigurtë në vetvete për t’u shfaqur, e për t’u bërë më e paraqitshme kërkon papushim një aleate, dhe kjo është Gënjeshtra. Në fakt, dhuna nuk ka mënyrë tjetër për t’u maskuar, përveç gënjeshtrës, dhe gënjeshtra nuk mund të ketë jetëgjatësi, përveçse përmes dhunës. Dhe dhuna nuk ka nevojë që të bëjë të ndihet çdo ditë, në çdo sup, peshën e putrës së saj: ajo kërkon vetëm që ne t’i nënshtrohemi gënjeshtrës, që të bëhemi përditë pjesëmarrës në gënjeshtër.

Fragment nga “Vëllezërit Karamazov”, Fyodor Dostoevsky

0

“E para është që veten tuaj mos e gënjeni. Njeriu që e gënjen veten e tij, ai që i vë veshin gënjeshtrës së vet, shkon deri aty, sa asnjë lloj të vërtete nuk e dallon dot, as në veten e tij, as në njerëzit që e rrethojnë, për rrjedhojë ai humbet respektin ndaj vetes dhe ndaj të tjerëve.

Kur Zoti krijoi nënën – pjesë nga libri “40 histori në shkretëtirë”

0

Një herë e një kohë, Zoti i mirë kishte vendosur të krijonte… nënën. Kishte gjashtë ditë që punonte pa reshtur, kur ja aty, u shfaq një engjëll që i tha Krijuesit: “Kjo punë po të bën të humbasësh shumë kohë, e?” E Ai: “Po, por a e ke lexuar se si do të jetë kjo krijesë? Duhet që me një të puthur të arrijë të shërojë çdo plagë. Me një buzëqeshje të arrijë të shërojë çdo përjetim negativ. Por gjithashtu, ajo duhet të ketë një dashuri shumë të madhe dhe të ketë gjashtë palë duar.

Një fragment shumë motivues nga Marylin Monroe!

0

“Kjo jetë është ashtu siç e bënë vetë. Pavarësisht të gjithave, ndonjëherë do të bëni ndonjë rrëmujë, është një e vërtetë universale. Por pjesa e mirë e kësaj është se ju do të vendosni se si do ta bëni atë. Vajzat do të jenë miqt tuaj – në fakt ashtu do të sillen. Por mos harro, disa vijnë, disa shkojnë. Ata që qëndrojnë me ju nëpër gjithçka – ata me të vërtetë janë miqtë tuaj më të mirë. Mos i braktis kurr ata.

Fragment nga “Harku i Triumfit”, Erich Maria Remarque

0

“Sa fort po ma përdorë këtë fjalë, mendoi Raviku, pa e çarë kokën fare, a thua se ka në dorë ndonjë enë të zbrazët. E mbush me diçka dhe ma quan dashuri. E me çfarë s’e kanë mbushur atë enë! Frikë nga vetmia, mbërthim pas një qënieje tjetër, vetbesim i tepruar, pasqyrim vezullues i fantazisë!

Fragment mbi religjionin nga Sigmund Freud!

0

Religjioni është tentimi për ta marrë nën kontroll botën shqisore, në të cilën ne jemi të vendosur, nëpërmjet mendimit për botën e dëshiruar, të cilin e kemi zhvilluar brenda nesh si rezultat i nevojave tona biologjike dhe psiqike.

Bob Marley: “Njeriu i jetës tënde”

0

“Vetëm njëherë në jetë, unë vërtetë besoj se ju mund ta gjeni dikë që mund të ndryshojë krejtësisht botën tuaj. Ju i tregoni gjëra të cilat kurrë me askënd nuk i keni ndarë, ndërsa ai e absorbon çdo gjë që e thuani dhe dëshironë të dëgjoj edhe më shumë. Ju i ndani shpresat për të ardhmen, ëndërrat të cilat kurrë nuk do të realizohen, qëllimet të cilat kurrë nuk janë arritur dhe shumë zhgënjime të tjera të cilat jeta i ka hedhur tek ju.

Fragmente nga kryevepra e Charles Bukowskit!

0

“Pritëm e vazhduam të prisnim. Që të gjithë. Nuk e dinte psikiatri që pritja është një gjë që i ben njerëzit të cmenden?

Fragmente nga Paulo Coelho, Emma Goldman dhe Stefan Zweig!

0

“O pushtet që ke shikimin e meduzës, ai që ta ka parë njëherë fytyrën nuk mund t’i shkëputë sytë prej teje se mbetet i magjepsur dhe i robëruar! Ai që qoftë edhe njëherë e ka provuar kënaqësin dehëse të pushtetit dhe të urdhërave nuk është në gjendje të shkëputet prej saj. Shfletojeni historinë e botës duke kërkuar atje ndonjë dorëheqje të vullnetshme dhe përveç Sulës dhe Karlit të V si zor të gjeni ndër mijëra dhe dhjetramijëra shembuj të tjerë, më shumë se nja dhjetë të tillë, të cilët duke qenë me mendje të kthjellët dhe të ngopur nga pushteti, të kenë hequr dorë nga pasioni djallëzor, për të luajtur një rol në fatin e miliona njerëzve.”

Fragmente nga Buddha, Schopenhauer, Rilke dhe Fromm!

0

“Nuk ekziston asgjë më e frikshme se sa shprehia e mosbesimit. Mosbesimi i ndanë njerëzit. Ai është helmi që i copëton miqësitë dhe i ndanë lidhjet e mira. Mosbesimi është një gjemb që irriton dhe dhemb; është një shpatë që vret.”
– Buddha

MË TË POPULLARIZUARAT

MË TË LEXUARAT

Çdo mashkull e ka një grua që nuk do ta harrojë...

Në jetën e secilit njeri ka një grua, për ta kujtuar gjithmonë me butësi dhe ngrohtësi dhe me një trishtim të pakuptueshëm. Dhe kjo,...