Shkrime Autoriale

Ballina Shkrime Autoriale

Je gati të më duash edhe njëherë?

0

Nuk më ka dhembur asnjëherë e djeshmja. Por jam lutur përherë mbi të njëjtën gjë, uroj që për aq fort sa jam lënduar, të gëzohem, për aq herë sa jam trishtuar të lumturohem, për aq herë sa të kam dashur, të më duan edhe mua njëherë.

Lidhjet e gabuara janë përgatitje për dashurinë e vërtetë!

0

Ndonjëherë hapeni rreth probleme tuaja me dikë, sepse ndjeni dhe besoni se ai person është ndryshe dhe mbase këtë herë nuk do t’jua thyejnë zemrën, si dhe do t’ju japin dashurinë që meritoni. Kështu që e merrni përsipër rrezikun dhe hapeni për gjithçka me të, edhe për ato që nuk ia keni thënë askujt, për shkak të frikës së paragjykimit dhe përbuzjes.

Në kërkim të vetvetes

0

Autor: Arian Musa

Kur vërej fëmijët duke u argëtuar, më japin një dozë nostalgjie për fëmijërinë time. Më kujtojnë kohën kur një lodër për mua ishte gjithçka, ngase me atë lodër mund ta argëtoja vetveten pafund.

Ti nuk lexon…

0

Ti ha, pi, vishesh, mbathesh, zbavitesh. Por nuk je i qetë. Nuk ndjehesh i lumtur. Ke ankesa. Nuk të rreh mirë zemra. Nuk të mbushet mushkëria. Nuk e shijon dhe nuk e tret si duhet ushqimin. Mirë të bëhet. Do vuash derisa të vdesësh. Sepse ti nuk lexon.

T’ia falësh veten dikujt – dashuria dhe frika e pasigurisë!

0

Të jesh në lidhje dashurie do të thotë të vendosësh veten në duart e huaja. Shumë njerëz edhe pse mendojnë se janë në lidhje dashurie nuk e bëjnë këtë. Në vend të besimit absolut, ata kultivojnë frikë dhe këtë e quajnë maturi apo vigjilencë. I lejojnë dyshimeve që në kokën e tyre ta shtrembërojë fotografinë reale dhe të imponoj frikë, pasiguri, xhelozi….

Nga Ditari i Drita Çomos

0

E shtunë, 31 Dhjetor 1977

Nata e Vitit të Ri. Ora 2:20. Radioja transmeton muzikë. Kudo është qetësi dhe trishtimi i kitarës përhapet qetësisht në dhomë. Mami u shtri dhe gati e ka zënë gjumi. Ndërsa mua nuk më flihet. Sa njerëz në botë janë zgjuar në këto çaste. Kushedi.

Dhimbja u’a qartëson pamjen e vërtetë!

0

 

Secila thyerje e zemrës është, të paktën, një dhimbje e madhe. Ju nuk ndjeni vetëm dhimbjen emocionale që po ju hanë të gjallë, por jeni edhe të zemëruar.

Të duhet një arsye më shumë, që të rilindësh e të vazhdosh

0

Jemi kalimtar në po të njejtat shtigje që kaluan edhe shumë të tjerë, e prapë jemi të humbur e shetisim si nomad, apo ndoshta ende nuk e kemi të qartë se përse jemi pjesë e këtij totali?!

Dua të qaj për secilën herë që nuk kam qarë…

0

Dua ta vras frikën se do të më thyejnë, se do të shprishem, se do të më copëtojnë. Dhe, në fakt, të shqyhem brenda, sikur të mos ekzistonte ndonjë mënyrë tjetër për të mbijetuar e ringjallur, sikur të bëhej fjalë për vetëm një rrugë dhe një fat unik.

Ramana Maharshi: “Të gjithë e kërkojnë lumturinë, por disa e ngatërrojnë me kënaqësinë”

0

Nga Ramana Maharshi

“Çdo njeri kërkon lumturinë, por pjesa më e madhe e tyre ngatërrojnë kënaqësinë me lumturinë. Ku qëndron ndryshimi? Lumturia e vërtetë është e qëndrueshme, ndërsa kënaqësia nuk është. Nëse një person mendon se lumturia e tij varet nga shkaqe të jashtme dhe gjërave që ai zotëron, është e arsyeshme të mendohet se lumturia e këtij njeriu duhet të rritet me shtimin e gjerave nën zotërim dhe të pakësohet në porporcion me bjerrjen e tyre.

MË TË POPULLARIZUARAT

MË TË LEXUARAT

“Kështu foli Zarathustra”

“Mirëpo armiku më i keq që ndonjëherë mund ta takosh, do të jetë gjithmonë vetja jote; ti shtrihesh në pritje për veten tënde, në...

Do më kujtosh mua me mall!