Dita ishte disi e freskët, vrenjësira e bënte edhe më të ftohtë. Piu një gllënjkë kafe duke e vështruar në sy e pyeti;

-Të kujtohet mëngjesi i ftohtë kur më çove te autobusi. Një natë më parë kisha qarë, qeshur. Kishim folur gjatë, unë mbësjtjell në krahët e tu.

Duke më përcjell të pyeta:

– Çfarë jam për ty?

Ti…përgjigje nuk gjete.

U përshëndetëm. Hipa në autobus duke qarë, sikurse ashtu zbrita.

Rrugës mendoja dashuri??Jo nuk mund të jetë, sepse dashuria është e dyanëshme.

Pasion? Ndoshta.

Por mendoja dhe qaja.

Asnjë nga këto nuk përshtatej me mua.

Ndoshta mund të isha ajo që ndonjëherë mendimet të kthenin mbas te unë. Atëherë kur me gotën e verës zhytesh në vetmi.

Mund të isha një e vërtetë në heshtjen tënde.

Ndoshta një dëshirë e pa plotësuar ndër vite që ashtu ngeli.

Ndoshta një femër e veçantë nga të tjerat, që erdhi pa pritur, ashtu sikurse edhe iku.

Papritur.

Një femër që u frymëzua nga dashuria, por nuk e arriti…?

Një pritje nga agimi deri në perëndim.

Një femër që i dha të gjitha dhe nuk kërkoj kurrë asgjë?

Si përfundim çfarë isha në të vërtetë për ty?

Ajo që është gjithçka, por nuk ka asnjë rëndësi për ty…

Ai trazoi kafen duke vështruar filxhanin.

Buzëqeshi më mbas ngriti kokën duke e parë në sy…

Nuk foli. Prap pyetja e saj mbeti enigmë

pa përgjigje….

Autore: Silvana Xhelaj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu