“Hidhërimi jep thellësi, lumturia lartësi. Hidhërimi jep rrënjë, lumturia degë. Lumturia është sikur një pemë që shkon lartë në qiell, ndërsa hidhërimi sikur rrënjët, që shkojnë thëllë në tokë. Të dyja janë të nevojshme sepse sa më lartë që shkon një pemë, aq më thellë nguliten rrënjët e saj, njëkohësisht. Sa më e madhe pema, aq më të mëdha janë rrënjët e saj. Në fakt, këto gjithmonë janë në proporcion. Ky është balanci.”
– Osho

“E llogarisë më të guximshëm atë që i mposhtë dëshirat e tij se sa atë që i mposhtë armiqtë e tij; sepse beteja më e rëndë është ajo me veten.”
– Aristoteli

“Masat asnjëherë nuk revoltohen duke bërë marrëveshje për këtë, e ata nuk revoltohen as sepse janë të shtypur. Në të vërtetë, për aq kohë sa ata nuk lejohen të kenë standarde të krahasimit, ata kurrë nuk do të jenë të vetëdijshëm se janë të shtypur.”
– George Orwell

“Në ditën kur të jetë e mundur për gruan të dashurojë jo në dobësin por në forcën saj, jo të ik nga vetja por ta gjej veten, jo ta ul veten por ta mbroj veten – në atë ditë, dashuria për të do të bëhet, ashtu sikurse për burrin, një burim jete dhe jo një rrezik për vdekje.”
– Simone de Beauvoir

“Ajo që njeriu superior e kërkon është brenda vetes së tij, ajo që njeriu i vogël e kërkon është tek të tjerët.”
– Confucius

“Dogmatizmi është pengesa më e madhe mentale e lumturisë njerëzore.”
– Bertrand Russell

“Dënimi i gënjeshtarit nuk është vetëm se atij nuk i beson askush, por edhe se ai nuk mund ti besoj askujt.”
– George Bernard Shaw

“Mendjet e mëdha janë të afta për virtyte dhe vese të mëdha.”
– Rene Descartes

“Është e pamundur të dashurosh dhe të jesh i mençur në të njejtën kohë.”
– Francis Bacon

“Qindra qirinjë mund të ndizen vetëm nga njw qiri i vetëm dhe prap jeta e qiriut të parë nuk do të shkurtohet. Lumturia kurrë nuk zvogëlohet duke e ndarë atë me të tjerët.”
– Buddha

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu