“Zengjini tutet se fiket, fukaraja tutet se koritet!”

“Trim i fortë është ai që di të ruhet!”

“Po të mos kishte budallenj, me kë do qeshnim!

“Bán mirë se do gjesh mire e keq, por ti vazhdo me bá mirë!”

“Dora lanë dorën, të dyja lajnë faqet!”

“Burri s’matet me pëllëmbë, po me zemër!”

“Emën ka, por zá nuk ka!”

“Gruan, qetë dhe lopën merri nga vendi yt!”

“Ku do të dijë Hëna se lehin qentë!

“Nip e daj, dreq e hajr!”

“Nuk erret nata se mbyll ti sytë!”

“Tek nusja hanë e pinë, te dhëndri gjá nuk dine!”

“Vajtëm për lesh e dualëm të qethur!”

“S’munesh me ndihmue mikun pa prishë një pune tanen!”

“Në daç me ken i lumtur për nji ditë, pi raki; për nji muaj, martohu; për tánë jetën, puno kopshtin!”

“Miku harrohet po të largohet!”

“Kush peshon veten, ka peshuar botën!”

“Fukara jam, po shpirtin nuk e kam fukara!”

“Dashuria sundon mbretërinë e saj pa shpatë!”

“As nuk kam, as nuk me sosen!”

“E lehtë është barra në shpinë t’huej!”

“Fëmija dhe budallai belbëzojnë të vërtetën!”

“Gjella me kripë dhe kripa me karar!”

“Fjala në vesh është krymi i kuvendit!”

“E nxehta del me të nxehte, e ftohta me të ftohte, helmi me helm.”

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu