“Thonë se dashuria është e verbër dhe se është seksi idiferent ndaj arsyes, i cili tallet me pushtetin e të gjithë filozofëve. Por, në fakt, zgjedhja seksuale e një personi është rezultati dhe thelbi i bindjeve të tij fundamentale.

Më trego se çka i duket seksualisht tërheqëse një personi dhe unë do ta tregoj të gjithë filozofinë e tij jetësore. Ma trego personin me të cilin fle dhe unë do ta tregojë vlerësimin e tij për veten.

Pavarësisht se çfarë korruptimi u është mësuar atyre për virtytin e vetëmohimit, seksi është veprimi vetiak më i thellë, një veprim të cilin ata nuk mund ta kryejnë për asnjë motiv tjetër, përveç se për kënaqësin personale – një veprim i cili nuk është i mundur në vet-trupërim, por vetëm në vet-triumf, vetëm mbi bindjen e të qënit i dëshiruar dhe i denjë për tu dëshiruar.

Është një veprim i cili i detyron ata të rrin të zhveshur në shpirt dhe në trup dhe ta pranojnë egon e tyre të vërtetë si standart të tyre të vlerës. Ata gjithmon do të tërhiqen nga personi i cili e reflekton vizionin e tyre më të thellë për veten, personin – dorëzimi i të cilit i lejon ata të provojë – ose të mashtrojnë – një ndjenjë të vet-vlerësimit.

Dashuria është përgjigja jonë ndaj vlerave tona më ta larta. Nuk mund të jetë asgjë tjetër.”

Ayn Rand

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu