“Ajo ishte e bukur, por jo sikur vajzat e revistave. Ajo ishte e bukur për mënyrën si mendonte. Ajo ishte e bukur, për shkëlqimin e syve të saj kur fliste për diçka që e donte. Ajo ishte e bukur, për aftësin për ti bërë të tjerët të qeshin, madje edhe atëherë kur ajo ishte e pikëlluar. Jo, ajo nuk ishte e bukur për diçka aq të përkohëshme sa pamja e saj. Ajo ishte e bukur, thellë në shpirtin e saj. Ajo është e bukur.”

– F. Scott Fitzgerald


“Atëherë kur ju e gjeni dikë tek i cili e ndjeni se mund ta zbrazni shpirtin tuaj, ju ndaloni e tronditur nga fjalët që i shprehni – ato janë aq të pafuqishme, aq të shëmtuara, të pakuptimta dhe të ndryshkura nga mbajtja për një kohë të gjatë, në një errësirë të imët brenda vetes.”

– Sylvia Plath


“Nëse do ta dija se kjo do të jetë dita e fundit që do të shoh, do të mbaja afër duke të shtrënguar dhe do ta lusja Zotin ta ruaj shpirtin tënd. Nëse do ta dija se kjo do të jetë hera e fundit që ti kalon nëpër këtë derë, do të përqafoja, do të puthja. Nëse do ta dija se kjo do të jetë hera e fundit që do të ta dëgjojë zërin, do ta ruaja secilën fjalë tënden, për të qenë në gjendja ta kujtojë pa pushim. Nëse do ta dija se kjo do të jetë hera e fundit që të shohë, do të thoja se të dua dhe nuk do të pretendoja si budalla se ju tashmë e dini.”

– Gabriel García Márquez


“Por, diçka gjithmonë shkonte keq dhe marrdhënia përfundonte pikërisht në momentin kur ajo ishte e sigurt se ai ishte personi më të cilin ajo dëshironte ta kalonte pjesën e mbetur të jetës. Pas një kohe të gjatë, ajo erdhi në përfundimin se meshkujt sjellin vetëm dhimbje, frustrim, vuajtje dhe një ndjenjë të zvarritjes së kohës.”

– Paulo Coelho


“Unë ndjeja dhimbje duke qëndruar me të. Një dhimbje sikur një thik e akullt e ngulitur në gjoksin tim. Mirëpo, gjëja qesharake është se unë jam falënderues për këtë. Duket se ajo dhimbje e akullt dhe vet ekzistenca ime janë një. Dhimbja është një spirancë që më ankoron mua këtu.”

– Haruki Murakami

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu