– Aristotle, “Ethics”

“Dhe kështu njeriu u mirë e ka për detyrë të jetë edhe egoist, sepse duke e bërë atë që është fisnike, ai do ta ketë përparësi veten dhe do tu bëjë mirë edhe të tjerëve. Mirëpo, i tillë nuk duhet të jetë edhe njeriu i keq, sepse ai do t’i bëjë dëm vetes dhe fqinjëve të tij duke ndjekur pasione të ulëta dhe djallëzore.

Në rastin e njeriut të keq, ajo që ai duhet ta bëjë dhe ajo që ai e bënë janë në shpërputhje të plotë. Mirëpo njeriu i mirë e bënë atë që duhet bërë sepse i gjithë intelekti e zgjedh atë që është më e mira për veten dhe njeriu i mirë veten e vë nën drejtimin e intelektit.”


– Charles Bukowski, “Gratë”

“Unë isha një vetmitar i natyrshëm, i kënaqur vetëm duke jetuar me një grua, duke ngrënë me të, duke fjetur me të, duke ecur rrugëve me të. Unë nuk doja bisedë, ose të shkoja diku përveç në pistën e vrapimit për kuaj ose në ndeshjet e boksit. Unë nuk kuptoja.

Unë ndjehesha budalla të paguaja para për të parë një shafqje teatri dhe për tu ulur me të tjerët për ti ndarë emocionet sëbashku. Ahengjet ma shpifnin. E urreja luajtjen e lojës, e lojës së ndyrë, flirtmin, amatorët e dehur.”


– Sigmund Freud, “Tri leksioni mbi teorinë e seksualitetit”

“Qëllimi im është kërkoj se në çfarë mase psikologjia mund të na japë të dhëna mbi biologjinë e jetës seksuale të njeriut. Për të shpjeguar nevojat seksuale të njeriut dhe të kafshës, në biologji pranohet se ekziston një “Instikt seksual” që i përngjan instiktit të ushqimit.

Por gjuha e zakonshme nuk ka një shprehje që për nevojën seksuale t’i përgjigjet fjalës “uri”. Shkenca përdor termin “libido!”


– Hermann Hesse, “Siddhartha”

“Kur një shkëmb e hidhni në ujë, ai do të shpejtojë drejt fundit më të thellë të ujit. Kështu ndodh edhe atëherë kur Siddhartha e ka një synim, një vendosmëri.

Siddhartha nuk bënë asgjë, ai pret, ai mendon, ai agjëron, mirëpo ai kalon përmes gjërave të botës ashtu si një shkëmb që kalon përmes ujit, pa bërë asgjë, pa u trazuar; ai është i lëshuar, e lejon veten të bie.

Synimi i tij e tërheq atë, sepse ai nuk lejon që në shpirtin e të hyjë ndonjë gjë e cila mund ta kundërshtonte synimin e tij. Kjo është ajo që Siddhartha e ka mësuar mes Samanasve. Kjo është ajo të cilën budallenjtë e quajnë magji dhe për të cilën ata mendojn se është bërë nga djajtë.

Asgjë nuk bëhet nga djajtë, nuk ekzistojnë djajtë. Secili mund të bëjë magji, secili mund t’i arrijë synimet e tij, nëse ai është në gjendje të mendojë, nëse ai është në gjendje të presë, në gjendje të agjerojë.”

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu