“Dashuria nuk posedon e as nuk mund të posedohet; sepse ajo është e mjaftueshme për veten. Dhe mos mendoni se ju mund ta drejtoni kursin e dashurisë; nëse asaj i dukeni i vlefshëm, ajo e drejton kursin tuaj. Dashuria nuk asnjë dëshirë tjetër përveç se ta përbush vetveten.

Por nëse dashuroni dhe keni nevojë patjetër për dëshira, atëherë le të jenë këto dëshirat e juaja: të tretesh e të bëhesh si një përrua që e këngon melodin e vet gjatë natës. Ta njohësh dhimbjen e butësisë së tepërt. Të plagosesh nga kuptimi i yt për dashurinë; dhe të rrjedhësh gjak vullnetarisht dhe me kënaqësi.”

Kahlil Gibran, “Profeti”


“E të mos flas se te gratë ka momente të atilla kur ato ndiejnë kënaqësi, kënaqësi të madhe kur dikush i fyen, sado që, sa për sy e faqe, zemërohen. Të gjithë kanë momente të tilla; në përgjithësi, njeriu ka qejf shumë, shumë të jetë i fyer; e keni vërejtur këtë? E sidomos gratë. Mund të thuhet bile se ato vetëm prej kësaj edhe jetojnë.”

Fyodor Dostoyevsky, “Krim dhe Ndëshkim”


“Vajza i ngriti syt për të parë kush ishte duke kaluar rreth dritares, dhe ai shikim i rastësishë, ishte fillimi i një kataklizme të dashurisë e cila ende s’ka përfunduar edhe pas gjysëm shekulli.

Ishte viti kur ata ranë brenda një dashurie shkatërruese. Asnjëri prej tyre s’mund të bënte asgjë përveç se të mendonte për tjetrin, të ëndërronte për tjetrin, dhe të priste për letrat me padurimin e njejtë më të cilin u ishin përgjigjur.”

Gabriel García Márquez, “Dashuria në kohën e Kolerës”


“Kur dashuria i shkrin dhe përzien dy qënie në një bashkim të shenjtë dhe engjëllorë, sekreti i jetës është zbuluar për aq kohë sa ata janë të lidhur; ata nuk janë më asgjë më shumë veçse dy vija ndarëse të të njejtit fat; ata nuk janë më asgjë veçse dy krahë të të njejtit shpirt. Dashuria, fluturon.”

– Victor Hygo, “Të Mjerët “

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu