“Pritëm e vazhduam të prisnim. Që të gjithë. Nuk e dinte psikiatri që pritja është një gjë që i ben njerëzit të cmenden?

Njerëzit prisnin gjatë gjithë jetës. Prisnin për të jetuar, prisnin për të vdekur. Prisnin në rradhë për të blerë letrën higjenike. Prisnin në rradhë për të marrë lekët. E nëse nuk kishin para prisnin në rradhë më të gjata. Prisje të flije e pastaj prisje të zgjoheshe. Prisje të martoheshe e pastaj prisje të divorcoheshe. Prisje të binte shi, pastaj prisje të pushonte. Prisje të vinte ora për të ngrënë, pastaj prisje të haje përsëri. Prisje në studion e një psikologu me një tufë psikopatësh e pyesje veten nëse dhe ti ishe si ata.”

“Kishte nje fustan aq te ngushte sa gati po i shqepej. Duhet te kete ngrene shume cokollata me mjalte. Dhe kepucet i kishte me taka aq te larta, sa dukeshin si ato patericat e palacove te cirkut. E pershkroi dhomen sikur te ishte nje calaman i dehur. Nje femer aq mishtore ta sillte mendjen verdalle.”

“Ate nate nuk arrija te flija. Piva birre, piva vere, piva vodke, gjithcka ishte e kote.

Nuk kisha zgjidhur asgje. Te gjitha ceshtjet ishin ne nje faze qetesie. Im ate me kishte thene qe do te isha nje deshtim. Edhe ai i tille kishte qene. Fare e keqe.

Ndeza televizorin. Kisha nje ne dhomen e gjumit. Nje vajze e re u shfaq dhe me tha qe do te fliste me mua, qe do t’me bente te ndihesha mrekullisht mire. Me nevojitej vetem nje karte krediti. Vendosa te mos beja gje. Pastaj fytyra e gruas u zhduk nga ekrani dhe u shfaq ajo e Xheni Nitros.

-Belan, – me tha – nuk dua te perzihesh ne punet e mia.

-Cfare? – thashe.

Ajo perseriti frazen dhe une fika televizorin. E mbusha goten perseri me vodke, te paholluar. Shova driten dhe mbeta i ulur mbi krevat, ne erresire. Piva nje gllenjke vodke.

Pastaj degjova nje gumezhime te forte, si ajo e nje morie bletesh perreth zgjoit te ngacmuar. Pastaj shpertheu nje rreze drite dhe u shfaq Xheni Nitro. Me zuri data.”

”Ndihesha sikur i përkisja më mirë vetvetes. Vendosa të mos bëja më asgjë, atë ditë. Jeta të konsumonte, të dobësonte. Nesër do ishte një ditë më e mirë.”

– Charles Bukowski, “Zonja Vdekje”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu