“Çdo lëndë duron një shkallë të caktuar trysnie, përtej së cilës është e pamundur një rritje e mëtejme, uji ka pikën e vlimit, metalet pikën e shkrirjes.

As dukuritë shpirtërore nuk bëjnë përjashtim nga ky ligj i pashmangshëm. Gëzimi mund të arrijë një shkallë të tillë, përtej së cilës asnjë rritje nuk ndihet më, e njejta ndodh edhe me dhimbjen, me dëshpërimin, kapitjen, neverinë, frikën. Kur është mbushur buzë më buzë, kupa nuk nxë më as një pikë më tepër.”

– Stefan Zweig, “Dehje nga Metamorfoza”


“E di, gratë ta kanë thënë ty shpesh këtë fjalë. Por të më besosh, askush s’të ka dashuruar me një besnikëri të tillë prej skllavi, prej qeni, më një vetmohim të tillë, si unë, duke mbetur përgjithmonë e jotja, sepse asgjë mbi dhe nuk i shëmbëllen dashurisë së fshehtë të një fëmije nga errësira, sepse ajo është kaq e dëshpëruar, kaq shërbyese, kaq e përulur, kaq pritëse dhe pasionante, siç nuk është kurrë dashuria e dëshiruar dhe pa vetëdije kërkuese e një gruaja të rritur.

Vetëm çupkat e vetmuara mund ta ndryshojnë tërësisht pasionin e tyre, të tjerët u’a thonë ndjenjat e tyre shoqeve. Ato lozin me të si me një lodër, mburren me të siç mburren djemtë kur pinë cigaren e parë. Por unë, – unë skisha asnjë, që ti besoja, askush nuk më mësonte dhe nuk më ruante, isha pa përvojë dhe naive u krodha në fatin tim si në një abis.”

Pjesë e shkëputur nga Novela “Letra e një të panjohure”, Stefan Zweig


“Duket pothuajse një hakmarrje e ligë e natyrës ndaj njeriut kur vë re se tërë arritjet e teknologjisë, falë të cilave ai ka mundësi të bëhet zot i forcave më misterioze të saj, çorodisin njëherazi shpirtin e tij. Teknologjia s’na ka hedhur mallkim më të keq se sa duke mos na lënë, qoftë edhe për një çast të vetëm, të shkëputemi nga e tashmja.

Në kohë katastrofash, brezat e mëparshëm mund të iknin larg e të strukeshin sërish në vetmi, ndërsa ne jemi të detyruar të dimë e të ndiejmë brenda orës, madje brenda sekondës, çdo gjë të keqe që ndodh në planetin tonë.”

– Stefan Zweig, “Bota e djeshme”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu