– Gabriel García Márquez

“Nëse do ta dija se kjo do të jetë dita e fundit që do të shoh, do të mbaja afër duke të shtrënguar dhe do ta lusja Zotin ta ruaj shpirtin tënd. Nëse do ta dija se kjo do të jetë hera e fundit që ti kalon nëpër këtë derë, do të përqafoja, do të puthja. Nëse do ta dija se kjo do të jetë hera e fundit që do të ta dëgjojë zërin, do ta ruaja secilën fjalë tënden, për të qenë në gjendja ta kujtojë pa pushim. Nëse do ta dija se kjo do të jetë hera e fundit që të shohë, do të thoja se të dua dhe nuk do të pretendoja si budalla se ju tashmë e dini.”

– Henry Miller

“Jeta vazhdon tutje, pavarësisht nesë ne veprojm si qyqarë apo si heronjë. Jeta s’ka asnjë diciplinë tjetër për të imponuar përveç se për ta pranuar jetën pa mëdyshje. Çdo gjë para së cilës i mbyllim syt, çdo gjë prej së cilës ikim, çdo gjë që e mohojmë, e denigrojmë ose e përçmojmë, shërben për të na mposhtur neve në fund.

Ajo që duket e ndyrë, e dhimbshme dhe djallëzore, mund të bëhet një burim i madh i bukurisë, kënaqësisë dhe forcës, nëse me të përballemi me mendje të hapur. Secili moment është i art për atë që e ka vizionin për ta njohur atë si të tillë.”

– Paulo Coelho

“Dashuria është gjithmonë e re. Pavarësisht nëse ne dashurojmë njëherë, dy herë apo disa herë në jetën tonë, ne gjithmonë përballemi me një situatë krejtësisht të re. Dashuria mund të na dërgoj në ferr ose në parajsë, por ajo gjithmonë na dërgon diku. Ne thjesht duhet ta pranojmë këtë, sepse kjo është ajo që e mban gjallë ekzistencën tonë. Nëse e refuzojmë atë, ne vdesim nga uria për të, sepse na mungon guximi për ta shtrirë dorën dhe për ta këputur frutin nga pema e jetës. Ne duhet ta marrim dashurin aty ku e gjejmë atë, madje edhe nëse kjo nënkupton orë, ditë ose javë dëshpërimi dhe mërzie.”

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu