“Nëse e doni një lule, mos e këpusni atë. Sepse nëse e këpusni ajo do të vdesë dhe do të pushojë së qenuri ajo që ju e donit. Prandaj nëse e do një lule, lëre të ekzistojë. Dashuria nuk ka të bëjë me posedim. Ajo ka të bëjë me vlerësim.”

“Miqësi është dashuria më e pastërt. Është forma më e lartë e dashurisë, ku asgjë nuk kërkohet, asnjë kusht. Në miqësi njeri thjesht kënaqet duke dhënë.”

“Jeta fillon aty ku përfundon frika.”

“Ju duhet të ecni dhe ta krijoni rrugën nga ecja e juaj; ju nuk do të gjeni shteg të gatshëm. Nuk është kaq e lirë të arrihet kuptimi themelor i së vërtetës. Shtegun duhet ta krijosh duke ecur vetë; shtegu nuk ekziston, ai nuk diku duke pritur për ju. Ai është njësoj sikur qielli: zogjtë fluturojnë mirëpo nuk lënë mbrapa gjurmë të hapave. Zogjtë nuk mund ti përcjellësh. Ata nuk lënë gjurmë pas vetes.”

“Hidheni idenë për tu bërë dikush, sepse ju tashmë veç jeni një kryevepër. Ju nuk mund të modifikoheni. Ju vetëm duhet arrini atje, ta njihni atë, ta kuptoni atë.”

“Askush nuk mund të thotë asgjë për ju. Çfarëdo që njerëzitë flasin, ajo ka të bëjë me veten e tyre. Mirëpo ju luhateni shumë nga ato që dëgjoni, sepse jeni të kapur pas një qendre false. Kjo qëndër false varet nga të tjerët, prandaj për juve gjithmonë ka rëndësi se çfarë thonë të tjerët për ty. Dhe ju gjithmonë i përcillni të tjerët, gjithmonë mundoheni t’i kënaqni ata. Ju gjithmonë tentoni të jeni të respektueshëm, vazhdimisht tentoni ta dekoroni egon tuaj.

Kur jeni të ndrojtur ju thjesht po tregoni se nuk jeni fare të vetëdijshëm për veten tuaj. Ju nuk e dini kush jeni. Sikur ta dinit, s’do të kishte problem, sepse atëherë nuk do t’i ndiqnit opinionet e të tjerëve. Atëherë nuk do të shqetësoheshit se çfarë thonë të tjerët për ty sepse do të ishte jo-relevante.

Kur jeni të ndrojtur ju jeni në telashe. Kur jeni të ndrojtur ju po tregoni simptoma se nuk e dini kush jeni. Ndrojtja juaj tregon se ju nuk keni ardhur në shtëpi ende.”

“Kreativiteti është kryengritja më e madhe në ekzistencë.”

“Jeta në vetvete nuk ka kuptim. Jeta është një mundësi për të krijuar një kuptim.”

“Nëse kapeni shumë pas logjikës, ju nuk do të jeni në gjendje të jeni pjesë e procesit të jetës që kjo jetë e ofron. Jeta është më shumë se logjikë: jeta është paradoks, jeta është mister.”

“Mos lejoni që jeta e juaj të jetë vetëm një ritual i vdekur. Le të përbajë ajo momente, të pashpjegueshme.”

“Kreativiteti është aroma e lirisë individuale.”

“Krijuesit pothuasje gjithmonë çmenden.”

– Osho

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu