“O pushtet që ke shikimin e meduzës, ai që ta ka parë njëherë fytyrën nuk mund t’i shkëputë sytë prej teje se mbetet i magjepsur dhe i robëruar! Ai që qoftë edhe njëherë e ka provuar kënaqësin dehëse të pushtetit dhe të urdhërave nuk është në gjendje të shkëputet prej saj. Shfletojeni historinë e botës duke kërkuar atje ndonjë dorëheqje të vullnetshme dhe përveç Sulës dhe Karlit të V si zor të gjeni ndër mijëra dhe dhjetramijëra shembuj të tjerë, më shumë se nja dhjetë të tillë, të cilët duke qenë me mendje të kthjellët dhe të ngopur nga pushteti, të kenë hequr dorë nga pasioni djallëzor, për të luajtur një rol në fatin e miliona njerëzve.”

– Stefan Zweig, “Joseph Fuche”


“Njeriu ka blerë intelekt, por të gjitha milionat e botës kanë dështuar për ta blerë dashurinë. Njeriu ka nënshtruar trupa, por i gjithë pushteti i botës nuk ka qenë në gjendje ta nënshtrojë dashurinë. Njeriu i ka pushtuar të gjitha kombet, por e gjitha armata e tij s’ka mundur ta pushtojë dashurinë. Njeriu e ka burgosur dhe lidhur me zinxhirë shpirtin, por ai ka qenë krejtësisht i pafuqishëm para dashurisë.

Lartë mbi një fron, me gjithë madhështinë dhe salltanatin e të gjithë arit që ka mundur ta grumbullojë, njeriu prap është i varfër dhe i shkretë nëse dashuria i ikën. Dhe nëse ajo qëndron edhe streha më e varfër rrezaton ngrohtësi, me dashuri dhe ngjyra. Kështu, dashuria e ka forcën për të bërë lypsin mbret. Po, dashuri ëshë e lirë; ajo mund të rroj në atmosferën e çdokujt. Në liri ajo e jep veten me çiltërsi, me bollëk dhe plotësisht. Të gjitha ligjet, të gjitha gjykatat në univerz, nuk mund ta shkulin atë nga toka, kur njëherë ajo të ketë lëshuar rrënjë.”

– Emma Goldman, “Martesa dhe Dashuria”


“Pasioni e bënë një njeri të ndalojë së ngrëni, së fjeturi, së punuari. Pasioni i’a heq ndjenjën e paqes. Shumë njerëz janë të frikësuar, sepse kur ai paraqitet, ai i shkatërron të gjitha gjërat e vjetra që i gjen në rrugën e tij.

Askush nuk dëshiron që jeta e vet të vërtitet nëpër kaos. Prandaj shumë njerëz këtë kërcënim e mbajnë nën kontroll, dhe në njëfarë mënyre janë në gjendje ta mbajnë një shtëpi ose një strukturë e cila veçse është e kalbur. Ata janë inxhinierë të zëvendësimit.

Të tjerët e mendojnë pikërisht të kundërtën: ata e dorëzojnë veten pa menduar dy herë, duke shpresuar se në pasion do t’i gjejnë zgjidhjet për të gjitha problemet e tyre. Ata e bëjnë tjetrin përgjegjës për lumturinë e tyre dhe e fajësojnë për palumturinë e mundëshme. Ata ose janë euforik, sepse diçka e mrekullueshme u ka ndodhur, ose bien në depresion, sepse diçka e papritur ka shkatërruar gjithçka.

Ta mbash pasionin në krahë, apo t’i dorëzohesh atij verbërisht – cila nga këto qëndrime është me pak rrënuese?

Nuk e di!”

– Paulo Coelho, ”Njëmbëdhjetë minuta”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu