SHARE

Ne lirisht mund të pretendojmë se shumica e njerëzve janë duke e ndjekur lumturinë. Fatkeqësisht, shumica e tyre janë duke e ndjekur llojin e gabuar të lumturisë dhe si pasojë e kësaj, duke e shpenzuar jetën në mënyrë të tmerrshme dhe gjithashtu të rrejshme. Filozofia na lejon që të ndjekim shtegun e duhur dhe të kërkojmë llojin e duhur të lumturisë. Në fakt, njëri nga filozofët më me ndikim …

në histori, John Locke, dallonte ty lloje të lumturisë: lumturinë imagjinative dhe lumturinë e vërtetë.

Nëse dëshironi të keni një paraqitje visuale të lumturisë, atëherë kyçuni në instagramin tuaj dhe shijojeni pamjen. Njerëz të trashë duke postuar foto të veturave të tyre, çantave të shtrenjta dhe tiketave të aeroplanit na kanë krijuar një përshtypje që lumturia është një produkt që mund të blihet dhe të paraqitet në mediat sociale. Por John Locke pohonte se lumturia nuk duhet të definohet nga kënaqësia, prona apo egoizmi.

Shumica e njerëzve, megjithatë, besojnë se kënaqësit afatshkurtëra do t’u japin lumturinë dhe prandaj, e kalojnë jetën e tyre duke duke tentuar t’i kënaqin dëshirat e tyre egoiste. Kjo është për arsye se njerzit janë të prirur t’i ndjekin objektet të cilat u japin kënaqësi dhe i ndihmojnë ata të ikin nga vuatja e tyre e brendshme. Gjithmonë kujtojeni se shumica e atyre që i ekspozojnë produktet e tyre të shtrenjta, vetëm janë duke tentuar t’a kompenzojnë jeten e mjerë sekrete që e kanë.

Filozofia e qartëson kuptimin e vërtetë të lumturisë. Lock-u pohonte se ne duhet të sillemi me modesti në mënyrë që ta gjejmë lumturinë e vërtetë. Vetëm mirësia dhe virtyti sigurojnë lumturinë e përhershme. Për këtë kanë folur gjithashtu edhe filozofët Grek. Sokrati thoshte se lumturia nuk qëndron në zotërimin e pasurisë, por më shumë në mënyrën se si e përdorim atë pasuri. Nuk janë vetëm paratë që na bëjnë të lumtur, por më shumë mënyra se si i shpenzojmë ato.

Lumturia e vërtetë, prandaj, varet nga drejtimi që vendos ta ndjek personi që ka paratë; drejtimin i cili bazohet në veprimet e virtytshme dhe i cili na drejton drejt një shoqërie më të mirë. Vendimet tona nuk duhet t’i kënaqin dëshirat tonë, por të mirën e komunitetit. Sokrati na ka mësuar se atëherë kur mendimet tona ndahen nga dëshirat tona të cekëta, shpirtrat tonë do të jetë të plotë dhe t’a gjenjë përmbushjen e fundit.

Mirësia dhe lumturia janë të lidhura natyralisht. Njëra nuk mund të ndodhë pa tjetrën. Ne mund të jemi vërtetë të lumtur vetëm atëherë kur ne jemi të mirë dhe mund të zgjedhim të jemi të mirë kur e dijmë se mirësia do të rezultojë me lumturin tonë.