SHARE

29 vjeçari Franz Kafka e kishte takuar Felice Bauer për herë të parë në shtëpin e shokut të tij Max brod, në gusht të vitit 1912.

Felice dhe Kafka menjëherë kishin filluar letërkëmbimet. 500 letra nga ky letërkëmbim kanë mbijetuar dhe janë publikuar intenzivisht pas vdekjes së tij si “Letra për Felicen”.

Në shtator 1912, tre muaj pasi ishin njoftuar, Kafka shkruante:

“Zonjë e re Felice,

Do të kërkoj një nder që tingëllon mjaft i çmendur, dhe të cilin unë duhet ta konsideroj të tillë. Pra, ky është ai:

Më shkruaj vetëm njëherë në javë, në këtë mënyrë letrat e tua do të mbërrijnë të dielen – për shkak se unë nuk mund t’i përballoj letrat e tua të përditshme, unë jam i paaftë t’i përballoj ato.

Për shembull, unë përgjigjem vetëm në njërën nga letrat e tua, pastaj shtrihem në shtrat në një qetësi të jashtme, sepse brenda meje zemra më rrah nëpër gjithë trupit tim dhe është e vetdijshme vetëm për ty. Unë të përkas ty; vërtetë nuk ka asnjë mënyrë tjetër për ta shprehuar këtë, dhe kjo nuk është mjaftueshëm e fuqishme.

Dhe për këtë arsye une nuk dua të di se çka ke veshur; kjo më turbullon aq shumë sa që nuk mund të merrem më me jetën; dhe kjo është arsyeja pse nuk dua ta kujtoj se ti je e dhënë pas meje. Nëse do ta bëja, si do të mundja unë pastaj të rri ulur në zyrën time, ose në shtëpi, në vend që të kërcej në tren me syt e mi të mbyllur dhe ti hap vetëm kur jam pranë teje?

Megjithatë, është një arsye e dhimbshme, shumë e dhimbshme, për të mos vepruar kështu. Për ta thënë troç; shëndeti im është mjaftueshëm i mirë vetëm për mua vet, jo mjaftueshëm i mirë edhe për martesë, e aq më pak për atësi.

Ndonjëherë, kur i lexoj letrat e tua, e ndjej se mund ta vë re edhe atë që ndoshta nuk mund të vihet re.”

Përktheu: Shkumbin Nebihi