SHARE

1. Njihe dallimin mes gjërave të vlefshme dhe gjërave të mira

Stoikët besonin se vetëm gjërat që janë fisnike dhe morale janë të mira për ju. Pjesa tjetër është, siç ata e quanin, “Indiferentët”. Për shembull, paratë janë të vlefshme por nuk janë domosdoshmërisht të mira. Nëse diçka për ne është e përshtatshme dhe i kënaq nevojat tona të tanishme, jo domosdoshmërisht ajo do të ketë rezultat edhe në lumturinë tonë. Ju mund ta duani veten vetëm atëherë kur impulset tuaja ju udhëheqin drejt asaj që është e mirë për vet-ruajtjen tuaj dhe jo vetëm asaj që është e kënaqshme. Për shembull, nëse shikoni diçka në YouTube duket shumë më e kënaqshme se sa studimi për 5 orë. Megjithatë, studimi mund të na udhëheq drejt një lumturie më të madhe në kuptim afatgjatë. Kujtohuni se sa të kotë ndiheni pasi keni shpenzuar një ditë të tërë duke shikuar video në YouTube dhe sa të dobishëm ndiheni pas një ditë të gjatë leximi.

2. Vëji të tjerët para vetes

Shumë njerëz nuk pajtohen më këtë qëndrim, për shkak se ata janë mësuar nga autorë të zakonshëm se nuk mund t’i duash të tjerët pa e dashur veten së pari, mësim i cili nuk është i vërtetë. Ta duash veten është e rëndësishme, por nuk mund ta meritosh dashurinë ndaj vetes nëse nuk i duani të tjerët së pari.Ne përpiqemi të ndjekim atë që është e mirë per ne dhe që ruan mirëqenjen tonë, por do të ishte iracionale për ne që të zgjedhim diçka që është e dobishme vetëm për ne. Ne nuk duhet të bëhmi vetiakë. Mendojeni në këtë mënyrë; nëse duhet të zgjedhni mes pasurisë tuaj dhe shëndetit të dikujt tjetër, cila zgjidhje do të ishte më racionale? Vetëm kur i duam të tjerët, do të jemi në gjendje ta duam edhe veten.

3. Kënaqi dëshirat e tua, por mos i lejo ato të të manipulojnë

Ju nuk jeni i krijuar nga guri dhe sigurisht se nuk ke nevojë ta largosh kënaqësin nga jeta juaj. Në fakt, kënaqësia është pjesë e gjërave që do të ju bëjnë të lumtur. Megjithatë, është e rëndësishme të mos lejosh që kënaqësia të ju shkatërroj. Dilni në mbrëmje dhe pini, por mos pini më shumë se sa që duhet. Ju duhet kohë pas kohe t’i lejoni vetes kënaqësi të vogla, për aq kohë sa nuk e llastoni veten së tepërmi me ato kënaqësi. Vet-mjaftueshmëria është e rëndësishme, por ju duhet të jeni të arsyeshëm dhe në gjendje t’i zgjedhni gjërat që vërtetë ju kënaqin dhe jo vetëm gjërat që duken me të kënaqshme. Gjithmonë mendoni për terma afatgjatë.

Përktheu: Shkumbin Nebihi