SHARE

Inkurajoni më shumë njerëz që të shkojnë në universitet, por, mos të lehtësohen kurset/lëndët.

Unë mund të jap vetëm një pergjigje polemizuese për atë që do të bëja në qoftë se do mund të sundoja botën, sepse nuk ka shans që të ndodhë. Që kur jam plakur, kam filluar të urrej njerëzimin, pra, po të kisha pushtet apsolut ateherë do ta lejoja (botën) të vazhdonte drejtë rrugës së vetë-shkatërrimit , do të shkatërrohej dhe unë do të isha më i lumtur.

Njerëzit si unë, janë intelektual. Ne bëjmë punët tona, shkruajmë artikuj, ne kemi mënyrat tona të të protestuarit, por nuk mund ta ndryshojmë botën. E gjitha që mund të bëjmë ne është të mbështesim politikën e empatisë. Angela Merkel bëri një deklaratë pozitive kur inkurajojë gjermanët që të mirëpresin refugjatët sirianë. Ajo e ndryshojë imazhin e gjermanëve në mbarë botën, ata më nuk do të shihen si SS-ët e Adolf Hitler-it.

Të rinjët kanë nëvojë që të mësohën për të „filtruar“ dhe të vëjnë në pyetje informacionet që marrin nepërmjet internetit dhe jo t’i marrin si vlerë nominale. Është kërkesë e veshtirë. Unë vetë perdorë Wikipedian dhe e di që mund ti besojë në 99 % të rasteve, por njerëzit kanë thënë në faqën [artikullin tim të Wikipedias] se un isha i pari nga 13 fëmijët dhe që isha martuar me vajzën e botuesit të librave të mi. Asnjëra nga këto nuk janë të vërteta. Pra edhe ky mund të jetë një subjekt i manipulimit. Nipi im është 15 vjeç dhe më ka thënë se shumë shokë të tij besojnë në teoritë konspirative që lexojnë në internet. Nuk ka kontroll të kualitetit [të artikujve] dhe ky është një problem shumë i madh.

Çdo qeveri duhet të kerkojë përmirësimin e shkollimit. Përpara Luftës së Parë Botërore,vetëm 20 % e njerëzve në Itali, përfundonin shkollën fillore. Sot, problem janë universitetet, rreziku është se ne ulim nivelin pranues në mënyrë që t’u jepet mundësia më shumë njerëzve të pranohen në universitet, po ashtu duke ulur kualitetin në proces. Kohët e fundit, kjo është bërë në Itali dhe ishte një tragjedi. Sot, tre vitet e para të universitetit janë shumë të lehta, studentëve nuk u duhet më të lexojnë libra më të mëdhenj se 100 fletësh. Pushtetarët duhet të kuptojnë se duhet të sfidohesh në mënyrë që të rritesh. Unë kur isha në universitet, lexoja nga 1000 faqe dhe nuk vdiqa!

Mësimi i gjuhëve të huaja është gjëja e vetme të cilën do ta bëja të detyrueshme në shkolla. Nëse koncepti i Europës ekziston, atëherë është i bazuar në njohjen e gjuhëve të njëri-tjetrit. Shumica e njerëzve në dy shtetet e mëdha, Francë dhe Angli, duket se e njohin vetëm gjuhët e veta. Jo shumë kohë më parë, në Angli, njerëzit ishin folës të shkelqyer të latinishtës. Ekziston historia e një gjenerali anglez të cilin e kishin dërguar në provincën Indiane të Sindth-it në shekullin e XIX gjatë një revolte. [Gjenerali] Për të bërë shaka, ai dergojë një telegram në Londër në të cilin kishte shkruar „Paccavi“,që përkthehet „Kam mëkatuar“. E bukura nuk është se ai mund të bënte shaka në latinisht,por që kolegu i tij në Londër e kuptoj [shakanë]. Gjatë dy viteve të fundit nipi im është duke mësuar greqishtën e vjetër; ai ndoshta nuk do të jetë në gjëndje akoma që të lexojë veprat e Homerit në origjinal, por ai ka zhvilluar kuptimin e qytetërimit grek. Është pjesë e cila është e quajtur „encyclios“, që do të thotë „edukim rreshtorë“ nga e cila rrjedh fjala „encyclopedia“.

Njerëzit janë qënie fetare. Qentë nuk janë fetar. Është e vërtetë që ata e lehin hënën por me siguri që nuk e bëjnë për shkak të fesë. Njerëzit kanë tendecë të kërkojnë për arsye në situatat e tyre. Është një thënie e bukur nga G.K. Chesterton: „Kur njeriu nuk beson më në Zot, nuk është se ai nuk beson më në asgjë, ata besojnë në çdo gjë.“ Sunduesi i botës nuk mund të eleminojë fenë. Mund të jeshë ateist ose jo besimtarë, por duhet të pranosh se pjesa dërmuese e njerëzve kanë nevojë për besime fetare.
Karl Marx-i ka thënë se feja është opium për njerëzit , që i mban njerëzit të qetë. Por mund të jetë gjithashtu edhe kokainë për njerëzit. Ka funksion të dyfshishtë: përgjigje për disa pyetje fundamentale dhe ndonjeherë i shtyn të luftojnë jo besimtarët. Është pjesë e njerëzimit në mënyrë që njerëzit janë e vetmja specie që mund të dashurojë.

Përfundimisht, nëse do të isha sundues i botës, do t’i detyroja njerëzit që të lexonin gjithë librat e mi, në mënyrë që të bëhën inteligjent si unë dhe të mos besojnë se ne duhet të kemi një sundimtarë të botës! Irritohëm nga shqyrtimet pozitive nëse ato janë pozitive për arsye të gabuara. Dhe nganjëherë prekem nga vlerësimet negative sepse ata e shohin që kam kuptuar diçka të saktë. Nganjeherë irritohem nga vlersimet negative sepse mendoj që janë të pakuptimta, por në rregull, edhe kjo është pjesë e lojës.

Intervistoi: Serena Kutchinsky

Përktheu: Albert Bikaj