SHARE

Shkruan: Dahlian Kirby

Sipas Epikuri-t “Ligjerata e një filozofi e cila nuk mund ta shërojë asnjë mashtrim njerëzor, në fakt është një ligjeratë e thatë”. Kështu, në një shoqëri në të cilën shkurtimet gjuhësore janë duke e shkatërruar arsimimin, ku paraja konsiderohet bekimi kryesor dhe inteligjenca e turpshme, cili është qëllimi i filozofisë? Unë besoj se qëllimi i saj është të na mbajë të mirë

Ndërkohë, duke punuar në një burg gjysëm të hapur si këshilltare, kam njohur disa njerëz të cilët po i afroheshin fundit të një dënimi shumë të gjatë. Të gjitha ata ishin të dënuar për krime të dhunshme, dhe disa prej tyre e kishin shpenzuar të gjithë rininë në burgje, duke shpenzuar shumë kohë për tu insitucionalizuar; por gjithashtu duke pasur edhe shumë kohë për tu menduar. Ku tjetër e keni këtë mundësi për të menduar aq shumë për jetën, moralitetin ose vlerën individuale?

Problemi me këta njerëz është se përderisa afrohet fundi i kohës së tyre brenda, ata fillojnë të ndihem shumë të pikëlluar. Nuk ishte vetëm brenga e parave ose e akomodimit. Nuk ishte as qështja e ndonjë lidhje të humbur ose se bota kishte ecur shumë përpara. Qështja ishte se ata nuk e dinin kush ishin: nuk kishin ndonjë qëllim.

Shumë të burgosur janë fizikisht dhe psiqikisht jo mirë dhe mbështeten tek mjekimi për ta tejkaluar këtë gjendje. Disa nga ata shkojnë për këshillime. Aty ata janë në gjendje të diskutojnë mbi kuptimin e jetës. Ankthi dhe depresioni e bëjnë një person të ndihet i izoluar. Ne priremi të pyesim për ekzistencën e tonë kur jemi në krizë ose kur jemi duke e vuajtur ndonjë humbje të madhe.

Filozofia mund të na ndihmojë të ndihemi të bashkuar. Si një këshilltare, më një doktoratë në Filozofi, disa nga diskutimet e mia më të paharrueshme, më kanë ndodhur me një të burgosur në një dhomë të vogël, duke tentur ti japë kuptim ekzistencës njrëzore.

Me filozofi, unë nënkuptoj shpërndarjen e ideve nga një përceptim unik i individëve, të cilët në jetën e tyre kanë arritur në një pik ku kanë nevojë të dijnë më shumë ose të shkojnë më thellë. Kjo përfshin një pranim se jemi vetëm dhe se gjithashtu jemi të bashkuar.

Gjatë bisedimit me dikë që i bënë po këto pyetje, ne mund ta ndjejmë se ne nuk jemi të vetmuar në kërkim të përgjigjeve. Në disa situata, takimi me një person që dëshiron të futet në një dialog filozofik mbi kuptimin e jetës, vullnetin e lirë, qëllimin mund të mjaftojë që dikush ta kuptojë se jeta është më e komplikuar dhe gjithashtu më e bukur se sa që mund ta ketë imagjinuar më parë.

Kjo mund ti vendos individët e brishtë por të cilët janë kurioz, në rrugën e mençuris dhe për ta gjetur rrugën e të qenurit një qënje mendimatare dhe e ndjeshme.

(Autorja ka fituar titullin Doktor i Filozofisë në Universitetin e Kardifit. Ajo punon si këshilluese dhe jep mësim për këshillim në “Redcar and Clevland College”. Ajo gjithashtu ndjek kurse të shkrimit terapeutik.)

Përktheu: Shkumbin Nebihi