SHARE

A kemi ende nevojë për Frojdin për ta kuptuar pavetëdijen apo Psikoanaliza është zëvendësuar nga Neuroshkenca ?

Në nje debat të titulluar “Dëshirat e fshehura dhe mendimet sekrete”, profesori Richard Bentall ka pohuar se ekziston Fusha e Pavetëdijshme. Por si mund ta dijm ne këtë dhe a është pavetëdija një fushë ushqyese për dëshirat e fshehura dhe fantazinë. Në vazhdim, ju paraqesim përgjigjen e profesorit Bentall:

“Kjo është pjesërisht e vërtetë. Pa dyshim që njerëzit kanë dëshira të cilat në një farë mase janë të kushtëzuara. Kjo është plotësisht një fushë e errët, prej nga buron interesimi seksual i njerëzve, dhe në shumicën e rasteve, kjo nuk është rezultat i një vendim-marrje racionale ose të ndërgjegjshme.

Kështu, ekziston njëfarë kuptimi në të cilin dëshirat tonë, një pjesë e madhe e tyre, i përkasin asaj fushe të paravetëdijes. Ne jemi të vetëdijshëm se e kemi atë dëshirë, por ne nuk jemi gjithmonë të vetëdijshëm se nga na vjen kjo dëshirë.

Por edhe kjo madje, në një mënyrë, është e ndryshme nga ideja Frojdiane sepse Frojdi argumenton se ju mund ta keni dëshirën dhe të mos jeni fare të vetëdijshëm se e keni pasur atë. Prandaj, ju duhet t’a pyesni veten: “Si mund ta di unë se kjo ishte e vërtetë? Cili është testi?

Një kritikë e fuqishme e teorisë Frojdiane thotë se është shumë e vështirë të mendohet në atë mënyrë në të cilën mund të testohet nëse kjo është e vërtetë ose jo.

Më duhet t’a pohojë se kam pak simpati për Frojdin – për shembull, koncepti i tij i mekanizmit mbrojtës. Kjo ndodh atëherë kur ju jeni duke tentuar t’a kontrolloni vetëdijen tuaj dhe dëshirat e saj të pakëndëshme. Ne tentojmë dhe e rregullojmë ankthin dhe depresionin tonë, dhe gjithashtu tentojmë të mos mendojmë për gjërat të cilat na mërzisin.

Vdekja është një shembull i qartë i kësaj. Njerëzit tentojnë me këmbëngulje të mos mendojnë për vdekjen. Vërtetë, kur ju i bëni ata të mendojnë për vdekjen, kjo me të vërtetë i bënë të palumtur.”

– Richard Bentall është profesor i psikologjisë klinike në Universitetin e Liverpolit.