SHARE

“Kur ju e mbillni një bim, nëse ajo nuk rritet mirë, ju nuk fajësoni bimën. Ju i kërkoni arsyet e tjera se pse ajo nuk është rritur mirë. Ajo mund të ketë nevojë për plehrosje, më shumë ujë ose më pak diell. Ju asnjëherë nuk e fajësoni bimën.

Mirëpo, nëse ne kemi problem me ndonjë shok ose anëtar të familjes, ne gjithmonë e fajësojmë personin tjetër.

Por nëse ne dijmë të kujdesemi për ta, ata do të rriten mirë, sikur bima. Fajësimi nuk ka asnjë efekt pozitiv, dhe gjithashtu as tentimi për ta bindur me arsye ose argument.

Kjo është përvoja ime. Pa fajësime, pa argument, por vetëm mirëkuptim.

Nëse ju i kuptoni dhe ju e tregoni se po i kuptoni, ju mund të dashuroni dhe kështu situata do të ndryshojë.”

-Thich Nhat Hanh