SHARE

A e dini se cilat kategori të librave shiten më së shumti në botë? Për të qenë të sinqertë, ne kurrë nuk e kemi menduar këtë. Ne zakonisht fokusohemi në atë se cili libër është më i miri, ose cilët janë librat më të mirë të vitit, por ne kurrë nuk e kemi menduar se cila kategori sjell më së shumti para. Më poshtë e keni listën me top 5 kategorit e librave që shiten më së shumti:

5. Horror – 79.6 milion dollarë

Filmat horror, edhe pse jo të preferuar nga shumcë njerëz, ka arritut ta zë vendin në këtë listë. Nëse e mendoni Stephan Kingun dhe mënyrën se si punën e vet ai arrin ta paraqes në ekran, ose horrorët e vjetër si “Drakulla” ose “Frankeshtajni”, ekzistojnë tregime tjera të pafundme të cilat njerëzit i duan.

4. Fantastiko – Shkencorë – 590.2 milion dollarë

Dragonjtë, kukudhët, shtrigat, robotët, mundësit janë të pafundme. Ne na pëlqen të ikim në vendin e fantazuar. Nuk ka asgjë të cilën njerëzit nuk mund ta arrijnë përmes magjisë ose rrethanave tjera të posaçme në këtë kategori.

3. Religjioz/Inspirues – 720 milion dollarë

Gjërat mund të shkojnë mirë por ju mund të keni nevojë për një të shtyrë. Secili mund të ketë nevojë për pak inspirim. Prej librave “Si të bëhemi…”, librat e shenjtë e madje edhe librat me kujtime, na ndihmojnë ne ti përballojmë më lehtë sfidat.

2. Krim/Mister – 728.2 milion dollarë

Nuk ka asgjë më drithëruese se sa emocioni nga një novel e kategorisë mister. Ankthi dhe dyshimi janë mjaftueshëm nxitë për të ju mbajtur ju brenda librit. Gjithçka ka të bëjë me zhvillimin gradual, befasimet dhe keqësimin. Tregimet e kategorisë krim dhe mister janë aq të egra dhe fasionuese, sa që shpesh herë duken edhe bindës (shumicën e kohës).

1. Romancë/Erotikë – 1.44 miliardë dollarë

Duke e pasur parasysh suksesin e trilogjisë “Fifty Shades of Gray” dhe një numër të madhë të librave të tjerë të shkruar nga shkrimtarët si Daniel Steel, nuk është befasi që kategoria Romancë/Erotikë është në vendin e parë.