SHARE

Rachel Carson (27 Maj, 1907– 14 Prill, 1964) një biologe detare, konservatore dhe natyraliste, ishte kontribuesja më e madhe në ndërgjegjësimin për pasojat ambientaliste në kohën modern – libri i saj “Silent Spring” (Pranvera e heshtur), i publikuar 18 muaj pas vdekjes së saj tragjike nga kanceri, dërgoi në krijim e Agjensionit për Mbrojtjen e Ambientit në Amerikë, dhe ngjalli lëvizje të ndryshme të cilat i njohim edhe sot. Por Rachel kishte gjithashtu edhe një zemër të madhe. Në letrën e saj që ajo i dërgon të shoqit , Stanley Freeman për ditëlindjen e tij, ajo e shpreh dashurinë e saj të thellë për të.

“I dashura im,

“Për ditëlindjen tënde, po të shkruaj për të të treguar – në rast se ju nuk e dini – se sa fuqishëm dhe butësisht të dua. Ti ke ardhur në jetën time për ta zaptuar vendin të cilin askush më heret ska mundur ta bëjë, dhe më duket e quditshme që ti mendoj të gjithë ato vite të zbrazëta të cilat ti nuk ishe këtu. Por ndoshta ne nuk duhet të pendohemi për këto vite – ndoshta, në vend të kësaj, ne duhet vetëm ta lëshojmë veten dhe të jemi mirënjohës që, një miqësi e tillë kaq përmbushëse dhe plotë kënaqësi dhe bukuri, ka mundur të vijë tek secili prej nesh në moshën mesatare, atëherë kur ndoshta, na nevojitet më se shumti.”

I dashur, a e di sa e mrekullueshme është që të kam ty? Shpresoj që e di.

Të dua.
Rachel”