SHARE

Para vetes ai shihte dy rrugë, të drejta që të dyja; por ai i shihte dy rrugë dhe kjo e tmerroi atë – atë i cili asnjëherë gjatë jetës së vet nuk kishte njohur asgjë tjetër veçse një vije të drejtë. Dhe, për ta bërë ankthin më të hidhur, këto dy rrugë ishin të kundërta.

– Viktor Hygo, “Të mjerët”

Victor Marie Hugo lindi në Besançon më 26 shkurt të vitit 1802. Ai ishte një dramaturg, poet dhe shkrimtar francez, i konsideruar si babai i romantizmit si dhe një figurë dominuese në letërsinë franceze të shekullit XIX.