SHARE

DUA TË JEM

Nganjëherë dua të jem lumë –
të rrjedh nëpër damarët e tu,
nganjëherë dua të jem diçka e jotja
bota e jote të pushojë n’mua,
nganjëherë dua të jem ti –
heshtjet e shirat e moteve t`i ndiej,
nganjëherë dua të jem etje –
ujërat e tua deri n’pikë të t’i pi,
Kosovë – zjarr i përflakur n’damarë t’mi.

Ali Podrimja (28 gusht, 1942 – 20 qershor, 2012)