SHARE

Sikur të takoheshim me vetveten sy më sy
Do të putheshim apo kishim për t’u pështy?

– Azem Shkreli, “Njerëzit”

Azem Shkreli (10 shkurt, 1938 – 27 maj, 1997) lindi në Rugovë të Pejës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa në Prishtinë ai vazhdoi shkollën e mesme për të vazhduar fakultetin Filozofik, degën e gjuhës dhe të letërsisë shqipe. Për shumë vjet ai ka qenë kryetar i shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, drejtor i Teatrit Krahinor në Prishtinë dhe themelues e drejtor i Kosova Filmit.