SHARE

Elena Lucrezia Peshkopia është gruaja e parë në botë që në vitin 1678 ka arritur të marrë doktoraturën në Filozofi dhe e cila është me origjinë shqiptare.

Gjatë shekullit ku jetoi ajo ishte gruaja më e ditur në Europë. Statuja e Elenës që u gjet në Universitetin e Padovës, njëri prej universiteteve më të vjetra dhe ndër më të njohurit në Europë, dëshmon për vlerat e arritjeve në jetën e saj.

Portreti i saj është gjithashtu edhe në dritaren e qelqit rreth 7 metra të lartë në bibliotekën “Frederic Ferris Thomson” në kolegjin Vassar të Nju Jorkut në SHBA, ku Elena është portretizuar duke mbrojtur tezat e saj mbi Aristotelin.

Xhami i pikturuar ku është portretizuar Elena Peshkopia në Nju Jork

Elena Peshkopia lindi në Venecia në 1646, ajo përfundoi shkollën e shqiptarëve “Santa Maria dhe San Gallo” në Venecia.

Shkolla e shqiptarëve në Venecia

Shkolla ku Elena mësoi ishte themeluar nga fisnikët e edukuar shqiptarë në 22 tetor, 1442 dhe për rreth 200 vite vazhdoi të funksionojë për arsimimin e shqiptarëve, deri në fund të shekullit XVIII-të.

Që prej fillimit, djemtë dhe vajzat e frekuentonin këtë shkollë së bashku dhe institucioni financohej nga taksat që paguanin shqiptarët. Në detyrime përfshiheshin edhe gratë të cilat pastaj mund edhe të përfitonin.

Godina e shkollës ishte e dizajnuar nga shqiptari Viktor Karpaçi, artist i njohur gjatë periudhës së Rilindjes Europiane, ai mbikëqyri ndërtimin e godinës dhe dekorin e fasadave të shkollës. Pikturat e tij janë gjetur në galeritë e Venedikut, Milanos, Parisit (Luvër), Vjenë, Londër.

Prezenca e madhe e shqiptarëve në Republikën e Venecias është e lidhur me zhvendosjet e tyre sa më shumë drejtë perëndimit, si pasojë e pushtimit osman.

Elena, e talentuar edhe në muzikë vazhdoi studimet në Filozofi dhe Astronomi duke ndjekur edhe programin e doktoraturës në Universitetin e Padovës.Ajo mbrojti teoritë e saj të doktoraturës në 25 qershorë, 1678 para profesorëve të filozofisë dhe logjikës, mjekësisë dhe teologjisë. Ajo u bë një lektore në Matematikë, në Universitetin e Padovës, ku edhe qëndroi deri të fund të jetës së saj të shkurtër.

Elena Peshkopia ndërroi jetë nga tuberkulozi në 26 korrik, të vitit 1684 në moshë shumë të re, vetëm 38 vjeç. Ajo prehet në kishën e Shën Lukës, në Padova të Italisë.

Statuaj e Elena Peshkopisë