SHARE

Pyetja kryesore për jetën pas vdekjes nuk është nëse ajo ekziston vërtetë ose jo, por nëse ekziston çfarë problemi realisht zgjidh?

Ludwig Wittgenstein (1889 – 1951) ishte një filozof Austriako – Britanez i cili ishte i lindur në Vjenë, në njërën ndër familjet më të pasura në Europë. Ai punoi kryesisht në logjikë, filozofi të matematikës, filozofi të mendjes dhe filozofi të gjuhës. Ai jepte mësim në Universitetin e Kambrixhit dhe gjatë tërë jetës së tij ai publikoi vetëm një libër të hollë me 75 faqe, një artikull, një recension dhe një fjalor për fëmijë.