SHARE

“Për mua, drunjtë gjithmon kanë qenë predikuesit më depërtues. I respektoj shumë kur ata jetojnë ne fise dhe në familje, në pyll dhe në pemishte. Madje i respektojë edhe më shumë kur ata qëndrojnë vetëm.

Ata janë sikur personat e vetmuar. Jo sikur eremitët të cilët kanë sjellur fshehurazi pak dobësi, por sikur njerëzit e mëdhenjë e të vetmuar, si Betoveni e Niçe.

Në degët e tyre më të larta, bota fëshfërit, rrënjët e tyre pushojnë në pafundësi; por ato nuk e humbin veten atje, por luftojnë me të gjitha forcat e jetës së tyre, vetëm për një gjë: ta përmbushin veten sipas rregullave të veta, ta ngrisin formën e vet, ta përfaqësojnë veten.

Asgjë nuk është më e shenjtë, asgjë nuk është më shembullorë se sa një dru i bukur dhe i fortë. Kur një dru pritet dhe e nxjerr të zhveshur plagën e tij vdekje-prurëse para diellit, ne mund ta lexojmë të gjithë historinë në trungun e tij ndriçues dhe të mbishkruar: në unazat e viteve të tij, vrragët e tij, gjithë betejat, gjithë vuajtjet, gjithë sëmundjet, e gjithë lumturia dhe prosperiteti qëndrojnë të shkruara, vitet e vështira dhe ato të bollëkut, sulmet që i ka përballuar dhe stuhitë që i ka kaluar dhe se secili fermer e di se drunjtë më të fortë dhe më fisnikë i kanë edhe unazat më përshkruese.”

Hermann Hesse