SHARE

Pa libra, zhvillimi i civilizimit do të ishte i pamundur. Librat janë lokomotiva e ndryshimit, dritare në botë, “Fanar”, siç thonë poetët, “i ngritur në detin e kohës”. Librat janë bashkëudhëtarët, mësuesit, magjistarët, bankierët e thesarit të mendjes. Librat janë njerëzorja e printuar.

Arthur Schopenhauer (1788 – 1860) ishte filozof gjerman. Ai më së shumti është i njohur për veprën e tij të famshme “Bota si vullnet dhe përfaqësim”, e cila ishte botuar në vitin 1818. Shkrimet e tij mbi estetikën, moralin dhe psikologjinë ushtruan ndikim të rëndësishëm mbi mendimtarët dhe artistët e shekullit XIX dhe XX.