SHARE

Gabimet, mbi të gjitha, janë bazament i së vërtetës dhe nëse dikush nuk e di se çfarë është një gjë, është një përparim në njohje nëse të paktën arrin ta dij se çka nuk është.

Carl Gustav Jung (1875 – 1961) ishte psikiatër dhe psikoanalist zvicërran, i cili e themeloi psikologjinë analitike. Puna e tij nuk kishte ndikim vetëm në psikiatri, por gjithashtu edhe në antropologji, arkeologji, letërsi, filozofi dhe në studime të tjera religjioze. Si një shkencëtar i shquar, ai e tërhoqi vëmendjen e psikoanalistit vjenez Sigmund Freud, i cili tek Jungu e gjeti potencialin e një trashëgimtari për shkencën e tij të re, Psikoanalizën.