SHARE

“Kur je vërtetë fatkeqe, një javë është sa një jetë e tërë. Ndihesha fatkeqe fund e krye, me të tëra që kam; kështu që pas një jave isha krejt e kapitur, e thyer, e zbrazur. Deri flokët i kisha fatkeqë, lëkurën, shtratin, bile edhe rrobat. Aq isha e mbushur me fatkeqësi, sa që për mua s’ekzistonte gjë tjetër.

Dhe kur s’ekziston më asgjë, fatkeqësia fillon të mos jetë më fatkeqësi… Sepse mbetesh bosh fare dhe s’ke me çfarë e krahason më vuajtjen. Dhe pastaj të mbetet vetëm rraskapitja e plotë, e shurdhër… dhe çdo gjë kalon e shuhet. Dhe njeriu nis dalëngadalë të jetojë përsëri.”

Erich Maria Remaque, “Harku i Triumfit”