SHARE

Për herë të parë në jetën timë, fillova ta kuptoj se nuk është djalli e as brutaliteti, por pothuajse gjithmonë ligësia, ajo që duhet fajësuar për të gjitha gjërat më të këqia që ndodhin në këtë botë.

Stefan Zweig (1881 – 1942) – ishte novelist austriak, dramaturg dhe gazetar, i lindur në Vien, në një familje të pasur hebreje. Në vitin 1904, ai mori titullin doktor shkence i filozofisë, në Universitetin e Vjenës. Në kulmin e karrierës së tij, në vitet 1920 – 1930, ai ishte njëri ndër shkrimtarët më të famshëm në botë. Duke u ndjerë gjithmonë e më depresiv nga rritja e jo-tolerancës, autoritarizmit dhe nazizmit dhe duke u ndjerë i pashpresë për të ardhmen e njerëzimit, më 23 shkurt, 1942 ai u vetëvra në shtëpin e tij në Petropolis.