SHARE

Lufta e Parë Botërore ndodhi mes qershorit, 1914 dhe Nëntorit, 1918. Deri në fund të kësaj luftë, mbi 17 milion njerëz gjetën vdekjen, duke përfshirë këtu mbi 100.000 trupa amerikane. Arsyet e kësaj luftë janë shumë më të komplikuara se sa thjeshtë një listë e kauzave.

Përderisa ekzistonë një zingjirë i ngjarjeve, të cilat drejtpërdrejtë dërguan tek luftimet, rrënjët e vërteta të kauzave janë shumë më të thella dhe ende janë pjesë e debateve të vazhdueshme. Në listën më poshtë, janë renditur kauzat më popullore të cilat janë cituar si rrënjët e kauzave të Luftës së Parë Botërore.

1. Aleancat e mbrojtjes së përbashkët

Foto nga arkivi\ Getty images

Me kalimin e kohës, shtetet nëpër gjithë Europën bënë marrëveshje për mbrojtje të përbashkët, të cilat më vonë do t’i tërhiqnin ato brenda betejave. Këto traktate nënkuptonin që nëse një vend aleat sulmohej, vendet e tjera aleate ishin të detyruara ta mbronin atë. Para Luftës së Parë Botërore, ekzistonin këto aleanca:

• Rusia dhe Serbia
• Gjermania dhe Austro – Hungaria
• Franca dhe Rusia
• Britania, Franca dhe Belgjika
• Japonia dhe Briania

Austo – Hungaria i shpalli luftë Serbisë dhe Rusia u përfshi në këtë luftë për ta mbrojtur Serbinë. Ndërkohë, Gjermania duke e parë se Rusia po mobilizohej, i shpalli luftë kësaj të fundit.

Franca pastaj, u përfshi në luftë kundër Gjermanisë dhe Austro – Hungarisë. Gjermania e sulmoi Francën përmes Belgjikës, duke e tërhequr kështu Britanin në luftë. Pastaj edhe Japonia hyri në luftë. Më vonë edhe Italia dhe Shtetet e Bashkuara do të hynin në luftë, në anën e aleatëve.

2. Imperializmi

Imperializmi është rritja e pushteti dhe e pasurisë së një vendi, duke marrë nën kontroll territore të tjera. Para Luftës së Parë Botërore, Afrika dhe disa pjesë të Azisë, ishin pika të kontestimit mes shteteve Europiane.

Kjo ishte e vërtetë veçanërisht për shkak të lëndëve të para që Afrika dhe disa vende të Azisë i posedonin. Rritja e garës dhe e dëshirës për perandori të mëdha, dërgoi në rritjen e konfrontimeve, të cilat ndihmuan që ta dërgojnë botën në një luftë.

3. Militarizmi

Përderisa bota hyri në shekullin e 20të, gara për armatim kishte filluar. Nga viti 1914, Gjermania kishte rritjen më të madhe në ndërtimin e armëve. Britania e Madhe dhe Gjermania, të dyja masivisht i kishin rritur flotat ushtarake në këtë periudhë kohore.

Për më tepër, në Gjermani dhe pjesërisht në Rusi, udhëheqësia ushtarake kishte filluar të ketë ndikim të madh në politikat publike. Kjo rritje në armatime, gjithashtu ndihmoi në tërheqjen e shteteve drejtë betejave.

4. Nacionalizmi

Shumë nga origjina e luftës ishte e bazuar në dëshirën e popujve Sllavë në Bosnje dhe Hercegovinë, për të mos qenë më pjesë e Austro – Hungarisë, por pjesë e Serbisë. Në këtë mënyrë, nacionalizmi dërgoi direkt në luftë.

Por, në një mënyrë më të përgjithshme, nacionalizmi në disa vende të ndryshme të Europës, jo vetëm që kontriboi në fillimin e luftës, por edhe në zgjerimin masiv të saj. Secili shtet tentoi të dëshmoj pushtet dhe dominim.

5. Shkaku i parë: Vrasja e Archidukes Franz Ferdinand

Shkaku i parë i Luftës së Parë Botërore, i cili bëri që kauzat e lartpërmendura të vihen në lojë (Aleancat, Imperializmi, Militarizmi, Nacionalizmi), ishte vrasja e Archidukes së Austro Hungarisë, Franz Ferdinand –it. Në qershorë të vitit 1914, një grup terrorist dhe nacionalist serb, i quajtur “Dora e Zezë” dërgoi grupe për ta vrarë Archiduken.

Tentimi i parë dështoi, sepse vozitësi i Archidukes e shmangu një granatë e cila ishte hedhur në veturën e tyre. Megjithatë, atë ditë më vonë, një serb nacionalist i quajtur Gavrilo Princip, vrau Franz Ferdinandin dhe gruan e tij, përderisa atë ishin në Sarajevë, atë kohë pjesë e Austro – Hungarisë.

Kjo vrasje ishte bërë si shenjë proteste për kontrollin që Austro – Hungaria e ushtronte në Bosnje. Serbia dëshironte ta merrte Bosnjën. Kjo vrasje dërgoi në shpalljen e luftës nga Austro – Hungaria kundër Serbisë.

Atëherë kur Rusia filloi të mobilizohej për shkak të aleancës së saj me Serbinë, Gjermania i shpalli luftë Rusisë. Kështu edhe filloi zgjerimi i luftës, e cila më vonë i përfshiu të gjitha shtetet që ishin në aleanca.