SHARE

“Në çdo humbje që pësonin popujt, gratë dhe vajzat kishin gjithmonë pjesën e tyre. Herë e padukshme, herë gjysmë e tillë, e shpesh e padukshme, vetë drama e femrave kishte një lidhje me atë të artit.

Në vitin e fundit të mijëvjeçarit të dytë brenda disa javësh, vajzat dhe gratë e reja të Kosovës do të mbanin mbi pjesët më intime të tyre, gjithë peshen dhe mizorinë e ndoshta një mijë vjetëve. Përdhunime, gjinj të shqyer, dhe buzë të njoma po ashtu.”

– Ismail Kadare, “Mëngjeset në Kafe Rostand”