SHARE

Bota kështu siç e kemi krijuar, është proces i të menduarit tonë. Ajo nuk mund të ndryshohet pa ndryshuar edhe mënyra jonë e të menduarit.

Albert Einstein (1879 – 1955) – ishte një teoricien gjerman i fizikës. Ai e zhvilloi teorinë e përgjithshme të relativitetit, e cila përbën njërën ndër dy shtyllat kryesore të fizikës moderne. Në vitin 1921 ai u nderua me çmimin Nobel për fizikë, për zbulimin e ligjit të efektit të foto – elektrikut, hap ky shumë i rëndësishëm për evoluimin e teorisë kuantike.