SHARE

Frederick Douglass (shkurt, 1818– 20 shkurt, 1895) ishte nje reformator social, shkrimtar dhe burrshtetas. Pas ikjes nga skllavëria në Maryland, ai u bë një lider në Massachusetts dhe New York.

Në autobiografin e vet të cilën e publikoi në vitin 1845, ai e përshkruante eksperiencën e vet si skllav. Ky libër u bë më i shituri i asaj kohe. Në vazhdim mund ta gjeni një paragraf të shkëputur nga ky libër:

“Nëse nuk ka luftë, nuk ka as progres. Ata që pretendojnë se e favorizojnë lirinë dhe ende e përbuzin trazimin, janë njerëz që dëshirojnë të korrin pa e lëruar tokën. Ata e duan shiun pa bubullima dhe vetëtima.

Ata e duan oqeanin pa gjëmimin e tij të madh. Kjo luftë mund të jetë morale ose mund të jetë fizike ose mund të jetë që të dyja; por duhet të jetë luftë.

Pushteti nuk jep asgjë nëse nuk i kërkohet. Kurrë nuk ka dhënë e as kurrë nuk do të jep.”

Frederick Douglass, “Shkrime dhe fjalime të zgjedhura”