SHARE

Të të dashurojn ose t’i dashurosh, kjo mjafton. Mos kërko asgjë më shumë. Nuk ka asnjë margaritar tjetër të fshehur, në këtë errësirë të jetës.

Victor Marie Hugo lindi në Besançon më 26 shkurt të vitit 1802. Ai ishte një dramaturg, poet dhe shkrimtar francez, i konsideruar si babai i romantizmit si dhe një figurë dominuese në letërsinë franceze të shekullit XIX. Ai jetoi në mërgim në ishullin Guernsey për 15 vjet. Por, Hygo, gjatë mërgimit nuk pushoi kurrë së konsideruar nga francezet si Babai i atdheut në mërgim.