SHARE

Në moshë fare te re Aznavour e la shkollimin për të dhëne shfaqje. Megjithëse nuk vazhdoi shkollën, ai ndjehet shumë krenar për të vetmen mirënjohje (diplomë) që kishte marrë:“Certifficat d’Etudes” – me të cilën dëshmonte se kishte përfunduar një edukim modest. Pas 70 vitesh ai nderohet me shumë tituj “Doctor Honouris Causa”. Por ai nuk jetoi për to. Ai i pranon titujt si pohim i asaj që është.

Ajo që e bën Aznavourin të veçantë ështe se shumicen e teksteve i shkruan vetë. Aznavour është shumë dimensional në poezitë e tij. Ai i shkruajti rinisë, dashurisë, urrejtjes, bukurisë, martesës, kohës së humbur, njeriut, ai i shkruajti vdekjes. Me një fjalë, ai i shkruajti Jetës. Asaj jete që shumë e kërkojmë por pak e gjejmë. Ai e hodhi në letër jetën dhe lirinë e tij. Tek Aznavour mplekset këngëtari, poeti, filozofi, artisti. Ai ende shkruan; ai ende interpreton; ai ende jeton. Dhe të mendosh që ka vetëm 92 vjet!

Ajo që e përshkruan më së miri filozofinë e jetës së Aznavour mbërthehet në dy përgjigje.
Kur e pyesin, se cila është këshilla që do u jepte të rinjve, ai përgjigjet shumë sinqerisht:
“Asnjëherë mos u jepni këshilla të rinjve. Nëse jepni një këshillë, mund të jepni vetëm një këshillë të keqe.”

Kjo “këshillë” e Aznavourit është një këshillë ekzistencialiste. Aznavour i jep dinjitet dhe liri njeriut. Ai i’a lë në dorë njeriut jetën e tij, atë që ai është dhe atë që do të bëhet. Ai e lë të lirë njeriun të realizohet; Aznavour ashtu sikurse Sartre, “i jep njeriut një mundësi që ai të zgjedh vetë .” Në këtë pikë Aznavour merr dimensionin e një humanisti dhe kur Sartre flet për ekzistencializmin ateist, thotë se është pikërisht kjo liri dhe mundësi që i jepet njeriut për tu vetëpërcaktuar, ajo që e bën ekzistencializmin humanist. Aznavour është një përfaqësues i denjë i këtij humanizmi.

Në pyetjen tjetër, se edhe sa kohë ka ndërmend të qëndroj në skenë, Aznavour thotë:

“Nëse nuk bën asgjë, e vetmja gjë që të mbetet është të vdesesh, dhe une nuk jam gati për të.”
Njeriu që nuk ka çfarë të bejë është njeriu pa kuptim për jetën. Të mos bësh asgjë është të mos kesh kuptim. Jo se Aznavour do te merzitej pa kenduar apo pa shkruar, por sepse ai ka gjetur kuptimn në atë që bën-atë që është. Prandaj thotë, se kur nuk ke se çfarë të bësh, të mbetet vetëm te vdesësh. Një jetë pa kuptim vetëm mund të vegjetohet dhe asesi të jetohet. Dhe vegjetimi është më i keq se edhe vetë vdekja. Përballë vegjetimit ndonjëherë edhe vetëvrasja mund të duket zgjedhje e mirë.

Në një nga poezitë më kuptimplote (Two Guitars-Les deuxe guitars), ndër të tjera thotë:

“Më lejoni të qesh e të këndoj,
Më lejoni t’a mbys dhimbjen time,
Më ndihmoni t’i ndaloj kujtimet,
Ma ktheni të ardhmen…

… prandaj çfarë është jeta, pse duhet të jetojmë?
pyeteni krijuesin tuaj,
ne jemi të gjallë në këtë minutë,
e mund të jemi të vdekur në minutën tjetër.”

Për më tepër, dëgjojeni këtë këngë