SHARE

Të kesh besim është t’i besoni vetes kur jeni në ujë. Kur ju notoni, ju nuk kapeni pas ujit, sepse nëse do ta bënit këtë ju do të mbyteshit. Në vend të kësaj, ju relaksoheni dhe lundroni.

Alan W. Watts (1915 – 1973) – ishte filozof britanez, shkrimtar, i njohur më se miri si interpretues i filozofisë lindore, për audiencën perëndimore. Ai shkroi më shumë se 25 libra dhe artikuj, me subjekt të rëndësishëm mbi religjionet Perëndimore dhe Lindore. Ai gjithashtu gjurmoi edhe ndërgjegjen njerëzore, në eset “The new Alchemy” dhe në librin “The Joyous Cosmology”.