SHARE

Haruki Murakami është shpallur njëri ndër 100 njerëzit më me ndikim nga Revista “Time”, në vitin 2015, dhe ky shkrimtar është duke tentuar ta përdorë këtë ndikim për t’u rekomanduar njerëzve libra të mirë. Gjatë disa intervistave më të, ai i ka rekomanduar këto 5 libra, të cilat sipas tij, duhen lexuar patjetër.

1) “The Castle” nga Franz Kafka

Ky libër, jo domosdoshmërisht është libri më i njohur i Kafkës, mirëpo njihet si libri më së miri i pranuar. Murakami ka theksuar se këtë libër, për herë të parë e ka lexuar kur ka qenë 15 vjeç, atëherë kur edhe ky libër i kishte shkaktuar një tronditje të madhe.

2) “The Brothers Karamazov” nga Fyodor Dostoyevsky

Tek ky libër, Murakamit më së shumti i kishte bërë përshtypje aftësia e Dostoyevskyt për një llojë përmirësimi koherent dhe të vazhdueshëm, duke thënë se ai vazhdonte të bëhej më i mirë dhe më i madh… Novel e shkëlqyer.

3) “The Catcher in the Rye” nga J.D. Salinger

Për shumë kënd, ky libër është një përrallë klasike, por Murakami thotë se këtë libër unë e kujtoj si të errët dhe të fortë.

4) “The Great Gatsby” nga F. Scott Fitzgerald

“The Great Gatsby është libri im i preferuar” kishte thënë Murakami në profilin e tij në “Time”. “Dëshiroja ta përktheja atë kur isha në moshën 20 vjeçare, mirëpo ende nuk isha gati” kishte thënë ai.

5) “Philip Marlowe Series” nga Raymond Chandler

Haruki Murakami nuk mund të vendoste vetëm për njërin libër të Chandler – it nga seria e tij, kështu që ai vendosi për të gjitha. Tregimet me detektiv janë klasik të cilët kanë në efekt të thellë mbi një shkrimtar të ri.

“Philip Marlowe është personazh i trilluar nga Chandler, por për mua ai është i vërtetë” kishte thënë Murakami për “The Gurardian”. Unë thjeshtë dëshiroja të jetoja si ai” kishte shtuar Murakami.