SHARE

“Mendoj se ne duhet t’i lexojmë vetëm librat të cilët na lëndojnë ose na godasin. Nëse librin të cilin jemi duke e lexuar nuk na zgjon neve me një shpërthim në kokën tonë, atëherë për çfarë po lexojmë? Për të na bërë të lumtur, do të thoshit ju?

Unë mendoj se ne mund të jemi të lumtur pikërisht nëse nuk do të kishim fare libra. Ne kemi nevojë për libra të cilat ndikojnë tek ne ashtu si një fatkeqësi, të cilat na brengosin neve thellësisht, ashtu sikur vdekja e dikujt të cilin e kemi dashur më shumë se veten, ashtu sikur dëbimi në një Pyll, larg prej të gjithëve, si një vetëvrasje.

Një libër duhet të jetë sëpatë për detin e ngrirë brenda nesh. Kështu besoj unë.”

Franz Kafka