SHARE

1. Universi komploton për të na ndihmuar

Modestia është njëra prej virtyteve më të respektuara dhe praktikimi i saj na sjell shumë lumturi. Jo, universi nuk komploton për të na ndihmuar dhe, sinqerisht, nuk i bënë shumë për ne. Ligji i rëndesës është një Mit i cili e ka shkatërruar mënyrën se si sillemi. Ai na ka bërë dembel, sepse në vend që ne të punojm për t’i arritur objektivat tona, ne vetmjaftohemi me ëndërrat ditore sepse besojmë se universi, në një mënyrë, do t’i materializoj mendimet tona. Por në fakt, nëse dëshion që diçka të ndryshoj në jetën tuaj, ju duhet të punoni për atë, sepse vetëm ju mund t’i bëni hapat e duhur për të lëvizur përpara me projektet e juaja dhe t’i arrini synimet tuaja. Askush tjetër nuk do ta bëjë atë për ju.

2. Lumturia është e mirë, mërzia është e keqe

Lumturia dhe mërzia janë njëlloj të dobishme. Në fund të fundit, momentet tona të mërzitshme mund të bëhen kujtimet tona më të këndëshme. Kur jeni i mërzitur, kërkoni një përqafim të një miku, qani në krahërorin e dikujt ose hapjani zemrën një miku të afërt. Mërzia i bashkon njerëzit dhe kohët e vështira të ndihmojnë t’i njohësh shokët e vërtetë. Të qarit ju bënë të ndjeheni më mirë dhe është shumë e rëndësishme ta lejoni veten të qaj dhe ta ndjej thellësisht mërzinë sa herë që ndjeheni poshtë, sepse nëse e detyroni veten të dukeni i/e lumtur dhe mërzinë ta fshihni nën qilim, ajo do të u’a shkatërroj shpirtin dhe gllabëroj zemrën dhe ju nuk ta ndjeni lumturinë e vërtetë.

3. Jetoje momentin

Të jetosh momentin është e dobishme vetëm në një mas të caktuar. Kur jeni duke kaluar nëpër një dhimbje psiqike, për shembull, ju sigurisht se nuk do të dëshironit ta jetonit atë moment. Është e rëndësishme për ne që të jemi të ndërgjegjshëm dhe të vetdijshëm për gjërat që na rrethojnë, por idea a jetimit të momentit duhet të jetë e limituar vetëm në disa aspekte të jetës tonë, për shembull: nje ecje në natyrë, një vozitje e mirë apo një kërcim me dikënd që e pelqeni. Të mendosh për të tashmen është e rëndësishme, por duhet gjithmonë ta keni parasysh të ardhmen dhe të mos veproni vetëm sipas instikteve. Ta harrosh të kalurën kur keni mësuar prej saj është e rëndësishme, por ju kurr nuk duhet ta injoroni të ardhmen, sepse secili veprim i juaji i ka edhe pasojat e veta të cilat ju duhet t’i dini. Mendo për të tashmen. Bëhu i ndërgjegjshëm, por mos u bëj budalla.

Përktheu: Shkumbin Nebihi