SHARE

“Anaïs, nuk e di si të ta them atë që e ndjej. Unë jetoj në një pritshmëri të vazhdueshme. Kur ti vjen koha rrëshqet larg në një ëndërr. Vetëm atëherë kur ti ik e vërej plotësisht prezencën tënde. Dhe atëherë është shumë vonë. Ti më shtang… kjo është pak dehëse, Anaïs. I them vetes: “këtu është gruaja e parë me të cilën unë mund të jem plotësisht i sinqertë.” E kujtoj kur thua – “ti mund të më mashtrosh, unë nuk do ta dija kurrë”.

E kujtoj kur eci përgjatë bulevardit dhe mendohem rreth kësaj – unë mund të të mashtroj – dhe madje ende dua ta bëjë këtë. Mendoj, unë nuk mund të jem plotësisht besnik – nuk është në mua. I dua gratë, ose jetën, tepër – cilën më shumë, nuk e di.

Por, qesh Anaïs, dua të të dëgjoj duke qeshur. Ti je e vetmja femër e cila e ka një sens hareje, një tolerancë të mençur – jo më shumë, më dukesh se më nxit të të tradhëtoj ty. Për këtë të dua.

Nuk e di çfatë të pres nga ti, por është diçka në mënyrën e mrekullisë. Unë do të kërkoj çdo gjë nga ti – madje edhe të pamundurën, sepse ti e inkurajon atë. Ti je vërtetë e fortë. Mua madje më pëlqen edhe mashtrimi yt, tradhëtia jote. Më duket aristokratike.”

Henry Miller, A Literate Passion: Letters of Anaïs Nin & Henry Miller, 1932-1953